Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

22 Nëntor 2026

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Prof. Dr. Zehra Hajrullai-Musliu nderohet me çmimin e Rrjetit të Grave për Shkencë

Press Online12 Shkurt 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Prof. Dr. Zehra Hajrulai-Musliu është një nga figurat e shquara të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në fushën e mjekësisë veterinare dhe sigurisë ushqimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë. Me një përkushtim të palëkundur ndaj dijes, cilësisë dhe standardeve shkencore, ajo ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të respektuar akademike, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin institucional, shkencor dhe profesional të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare në Shkup.

Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Universitetin e Prishtinës në drejtimin Kimi, ndërsa studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Zagrebit, ku fitoi gradën Master i Shkencave në Kimi (biokimi). Gradën Doktor i Shkencave e mori në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, duke kurorëzuar formimin e saj të lartë akademik me një kërkim shkencor me rëndësi në fushën e biokimisë dhe mjekësisë veterinare.

Karrierën profesionale e filloi në Institutin Veterinar në Shkup, për të vazhduar më pas në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe menaxhim akademik. Si profesoreshë e rregullt, ajo ka edukuar gjenerata të tëra studentësh, duke kultivuar te ta përkushtimin ndaj standardeve të larta profesionale, etikës akademike dhe përgjegjësisë shoqërore.

Fusha e saj e ekspertizës përfshin kiminë analitike, sigurinë dhe cilësinë e ushqimit, mikotoksikologjinë, reziduet dhe kontaminantët në ushqim dhe ushqim për kafshë, si dhe sistemet e sigurimit të cilësisë laboratorike. Përmes pjesëmarrjes aktive në konferenca, kongrese dhe projekte ndërkombëtare, ajo ka përfaqësuar me dinjitet institucionin dhe vendin në forume shkencore në Evropë dhe më gjerë.

Prof. Dr. Hajrulai-Musliu ka ushtruar një sërë funksionesh me përgjegjësi të lartë, ndër to Zëvendësdekane për shkencë, Udhëheqëse e Laboratorit për cilësinë e ushqimit dhe ushqimit për kafshë, koordinatore e programeve ndërkombëtare si CEEPUS dhe VetNEST, si dhe kryetare e studimeve të doktoraturës në fushën “Siguria e Ushqimit”. Ajo ka qenë anëtare e bordeve shkencore, komisioneve për akreditim dhe vlerësim të arsimit të lartë, si dhe e komisioneve për avancime akademike dhe çmime shtetërore.

Fituese e çmimit vjetor të Shkenctares së vitit të ndarë nga UNDP dhe nga Rrjeti i grave në Shkencë në RMV-ut.

Kontributi i saj i vazhdueshëm në zhvillimin e standardeve të sigurisë ushqimore, në forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe në avancimin e kërkimit shkencor e vendos Prof. Dr. Zehra Hajrulai-Musliu ndër personalitetet më të respektuara të fushës së saj.

Me integritet profesional, përkushtim akademik dhe vizion shkencor, ajo mbetet një shembull i përkushtimit ndaj dijes dhe një frymëzim për komunitetin akademik dhe brezat e rinj të studiuesve.

Previous ArticlePa ndryshime kushtetuese, nuk hapen negociatat me BE-në
Next Article Redon Makashi përlotet: Tim atë nuk e vlerësuan kurrë, 1 firmë e vetme e la jashtë titujve të nderit

Lajme të ngjashme

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

8 PRESSonline (www.pressonline.al / www.pressonline.mk / www.pressonline.com.mk) nisi rrugëtimin e tij më…

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dy komunitete lokale në Peru kanë marrë një vendim me anë të…

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një situatë e pazakontë ka shqetësuar banorët e qytetit Brookline, në Massachusetts…

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.