Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

22 Nëntor 2026

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Zbulim i ri/Pse guri në veshka kthehet sërish?

Press Online12 Shkurt 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Për herë të parë, studiuesit kanë gjetur prova se bakteret fshihen brenda të ashtuquajturve gurë “joinfektivë” në veshka. Dhe jo vetëm që janë të pranishme, por janë pjesë përbërëse e strukturës së tyre të brendshme. Bëhet fjalë për gurë kalcium-oksalat, tipi më i shpeshtë i gurëve në veshka, që përbëjnë më shumë se 70 për qind të të gjitha rasteve. Deri tani, pas nxjerrjes nga organizmi, konsideroheshin “sterilë”. Hulumtimi i ri tregon se ndoshta kurrë nuk kanë qenë të tillë. Ky zbulim vë në pikëpyetje bindjen shumëvjeçare se guri në veshka zhvillohet ekskluzivisht përmes proceseve kimike dhe fizike. Kemi treguar se bakteret mund të qëndrojnë brenda gurit dhe të marrin pjesë aktive në formimin e tij, shpjegon dr. Kimora Skotland, urologe në UCLA dhe një nga autorët e studimit.

Guri në veshka mund të mos jetë vetëm pasojë e dehidratimit, por edhe e një procesi mikrobiologjik që zhvillohet thellë në sistemin urinar. Një nga problemet më të mëdha te guri në veshka është rikthimi i tij i vazhdueshëm. Shumë pacientë përjetojnë të njëjtën dhimbje “ferri” disa herë gjatë jetës, shpesh pa një shpjegim të qartë pse guri formohet sërish. Hulumtimi i ri sugjeron se, në këto raste, shkaku mund të jetë një infeksion bakterial i fshehur në veshka, ureter ose fshikëz urinare, edhe kur nuk ekzistojnë shenja klasike të infeksionit të traktit urinar. Studiuesit, përmes mikroskopisë elektronike dhe fluorescente, kanë gjetur gjurmë strukturore dhe kimike të baktereve në gurët e marrë nga pacientë që nuk kishin infeksion urinar të diagnostikuar.

Nëse konfirmohet se bakteret kanë rol aktiv në formimin e gurit, kjo hap rrugë për qasje krejtësisht të reja terapeutike. Vlerësimet tregojnë se deri një në 11 persona gjatë jetës do të ketë gur në veshka. Guri në veshka është një depozitë e fortë e përbërë nga minerale dhe kripëra që formohen brenda veshkave. Përveç dhimbjes së padurueshme, ai mund të çojë edhe në infeksione, dëmtime të veshkave, madje edhe sepsë, nëse nuk trajtohet me kohë. Sipas dr. Rafid Jusifit, urolog në qendrën McLaren Greater Lansing, ekzistojnë disa faktorë kyç që rrisin rrezikun për formimin e gurit në veshka.

Marrja e pamjaftueshme e lëngjeve është shkaku më i shpeshtë. Kur nuk pimë mjaftueshëm ujë, urina bëhet e përqendruar, gjë që u mundëson mineraleve të kristalizohen më lehtë dhe të formojnë gurë. Nëse jeni të prirë për gurë, pikërisht disa ushqime që shpesh konsiderohen të shëndetshme mund të jenë problematike. Spinaqi, produktet e sojës, bajamet, patatja, panxhari dhe hurmat përmbajnë nivele të larta oksalatesh që kontribuojnë në formimin e gurëve kalcium-oksalat. Dr. Jusifi këshillon që marrja e këtyre ushqimeve të reduktohet, ndërsa të rritet marrja e acidit citrik, për shembull përmes lëngut të limonit ose uthullës së mollës, pasi ai mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të gurëve.

Temperaturat e larta, qëndrimi në ambiente të ngrohta, ushtrimet intensive ose puna fizike pa rehidratim adekuat e rrisin më tej rrezikun. Me djersitje humbim lëngje dhe nëse nuk i kompensojmë, krijojmë kushte ideale për formimin e gurëve. Simptomat më të shpeshta të gurit në veshka janë dhimbje e fortë në pjesën e poshtme të barkut, shpinë, anë ose ijë, urinim i shpeshtë ose urgjent, gjak në urinë, të përziera dhe të vjella. Nëse këtyre simptomave u shtohen edhe ethe dhe dridhje, kjo mund të tregojë një infeksion të zhvilluar për shkak të gurit, gjë që kërkon ndihmë të menjëhershme mjekësore.

Previous ArticleNuk u përfill aspak nga Qeveria Kurti, reagon Duda Balje
Next Article Videoja “Brad Pitt vs Tom Cruise” ndez debat: AI po turbullon kufijtë mes realitetit dhe trillimit

Lajme të ngjashme

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

8 PRESSonline (www.pressonline.al / www.pressonline.mk / www.pressonline.com.mk) nisi rrugëtimin e tij më…

Bletët marrin të drejta ligjore në Peru! Ja çfarë do të thotë në të vërtetë ky vendim

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Dy komunitete lokale në Peru kanë marrë një vendim me anë të…

Një qytet amerikan “në alarm”, huti misterioz sulmon njerëzit në kokë dhe qafë

Press Online22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një situatë e pazakontë ka shqetësuar banorët e qytetit Brookline, në Massachusetts…

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.