Një sfidë karaoke e ardhur përmes një zarfi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 u kthye në një moment tejet prekës për Luiz Ejllin, i cili nuk arriti t’i mbajë emocionet gjatë interpretimit të një kënge të njohur shqiptare.
Luizi, i cili u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për vetëm disa ditë, është pjesë e një dinamike të veçantë në këtë edicion, ku ai “garon” vetëm me Artan Kolën, pa dijeninë e banorëve të tjerë.
Gjatë ditës së sotme, një zarf i vuri dy artistët përballë një sfide karaoke, duke i detyruar të këndonin së bashku.
Por gjithçka ndryshoi në momentin që në sfond u lëshua kënga “Kush të ndau prej meje”.

Sapo filluan notat e para, Luizi u pa dukshëm i prekur, me sytë e mbushur me lot dhe zërin që i dridhej, duke treguar se kënga i riktheu ndjesi dhe kujtime shumë të forta personale.
Kënga është interpretuar nga Shpat Kasapi, artisti i njohur shqiptar që u nda nga jeta në fund të muajit nëntor, pas një sulmi në zemër, teksa ndodhej në Itali me familjen. Humbja e tij e parakohshme tronditi botën e artit dhe la një boshllëk të madh mes kolegëve dhe miqve të tij.

Momenti emocional i Luiz Ejllit nuk kaloi pa u vënë re nga banorët dhe publiku, duke u kthyer në një nga skenat më prekëse dhe më të komentuar të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 5.



