Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut?

Press Online9 Shkurt 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Tensioni i lartë i gjakut, nëse zgjat për një kohë të gjatë, rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe mund të dëmtojë organe jetike, përfshirë zemrën. Ajo që e bën tensionin e lartë të rrezikshëm është fakti se shpesh zhvillohet ngadalë dhe pa simptoma të dukshme. Për këtë arsye, quhet edhe “vrasësi i heshtur”. Sipas Institutit Kombëtar të Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut, rreth gjysma e amerikanëve kanë tension të lartë, por shumë prej tyre nuk janë të vetëdijshëm për këtë.

Pavarësisht nëse keni tashmë tension të lartë apo po përpiqeni ta parandaloni, ushqyerja luan një rol shumë të rëndësishëm. Ju ndoshta e dini që duhet të shmangni pijet e gazuara, alkoolin, mishrat me shumë yndyrë dhe ushqimet me shumë kripë. Gjithashtu, është e rëndësishme të konsumoni fruta, perime, drithëra integrale, proteina bimore, mish pa yndyrë dhe ushqime me yndyra të shëndetshme. Por ka një pije shumë të thjeshtë dhe shpesh të nënvlerësuar që ndihmon drejtpërdrejt në kontrollin e tensionit; uji.

Qëndrimi i hidratuar është një nga mënyrat më të lehta për t’u kujdesur për zemrën. Kur trupi ka mjaftueshëm ujë, zemra nuk lodhet aq shumë dhe gjaku qarkullon më lehtë. Hidratimi i mirë përmirëson gjithashtu funksionin e veshkave dhe ekuilibrin e elektroliteve, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin kardiovaskular. Kardiologët theksojnë se pirja e ujit ndihmon edhe në uljen e rrezikut të mpiksjes së gjakut, një problem që lidhet shpesh me tensionin e lartë. Kur jemi të hidratuar mirë, gjaku rrjedh më lirshëm dhe zvogëlohet rreziku i formimit të mpiksjeve.

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, personat me sëmundje të zemrës ose diabet kanë nevojë për më shumë ujë. Edhe personat mbi moshën 50 vjeç duhet të jenë më të kujdesshëm, sepse ndjenja e etjes zvogëlohet me moshën edhe kur trupi ka nevojë për ujë. Një mënyrë e thjeshtë për të kuptuar nëse pini mjaftueshëm ujë është të shikoni ngjyrën e urinës. Nëse është e verdhë e hapur, hidratimi është i mirë. Nëse është e verdhë e errët, duhet të pini më shumë ujë.

Kur trupi nuk ka mjaftueshëm ujë, qarkullimi i gjakut ngadalësohet dhe organet nuk marrin oksigjenin e nevojshëm. Kjo mund të shkaktojë marramendje dhe ndjesi dobësie. Dehidratimi mund të ulë përkohësisht tensionin, por njëkohësisht e detyron zemrën të rrahë më shpejt dhe ngushton enët e gjakut, gjë që në fund mund ta rrisë tensionin. Në raste të rënda, mungesa e ujit ul sasinë e gjakut në trup, ndaj organizmi aktivizon hormone që rrisin tensionin dhe mbajnë më shumë kripë dhe lëngje, duke shkaktuar rritje të menjëhershme të tensionit.

Previous ArticleLideri opozitar i Venezuelës rrëmbehet pak orë pas lirimit nga burgu
Next Article ​Sot nis faza përfundimtare e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.