Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Zyrtare/ Yildiz mbetet “juventin”! Talenti turk rinovon kontratën me bardhezinjtë deri në vitin 2030!

Press Online8 Shkurt 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Tashmë është zyrtare: Kenan Yildiz ka rinovuar kontratën me Juventusin deri në vitin 2030.

Talenti turk ka firmosur marrëveshjen e re në prani të drejtorit sportiv Damien Comolli, gjatë një ceremonie të zhvilluar në sallën e shtypit të klubit bardhezi.

Pas firmës, Yildiz shprehu hapur kënaqësinë për vazhdimin e aventurës në Torino:

“Dua të falënderoj John Elkann, Damien Comolli, klubin, trajnerin, shokët e skuadrës dhe tifozët. Jam shumë i lumtur që rinovoj dhe që vazhdoj të jem pjesë e historisë së Juventusit. Jam i bindur se së bashku do të bëjmë gjëra shumë të bukura. Unë e dua Juventusin dhe kam besuar që nga dita e parë se do të arrinim rezultate të mëdha. Faleminderit dhe deri në fund”.

Pas viteve të vështira, Juventus duket se më në fund ka gjetur stabilitet dhe një projekt të qartë për të ardhmen. Emërimi i Luciano Spallettit në stolin bardhezi ka sjellë jo vetëm siguri në planin afatshkurtër, por edhe optimizëm për ndërtimin e një cikli të ri fitues. Në Torino ekziston bindja se klubi ka gjetur trajnerin e duhur për të ndërtuar një projekt të qëndrueshëm, brenda dhe jashtë fushës.

LEXO EDHE: Shokuese nga Arabia Saudite; Cristiano Ronaldo gati të largohet nga Al Nassr pas protestës së bujshme

Në qendër të këtij projekti është pikërisht Kenan Yildiz. Juventusi e konsideron rinovimin e tij një hap kyç për rikthimin në nivelet më të larta. Sulmuesi turk kishte tërhequr interesin e shumë klubeve të mëdha europiane, mes tyre Manchester United, Chelsea dhe Real Madrid, veçanërisht për shkak të kontratës së vjetër që skadonte në vitin 2029 dhe pagës relativisht të ulët prej 1.6 milionë eurosh në sezon.

Drejtuesit e Juventusit kanë vendosur të reagojnë me vendosmëri, duke arritur një marrëveshje të re deri në vitin 2030. Sipas kontratës së re, Yildiz do të përfitojë 6 milionë euro në sezonin aktual, ndërsa nga sezoni i ardhshëm paga e tij do të shkojë në 7 milionë euro plus bonuse.

 

 

Previous ArticleMinistri i Jashtëm danez: Situata me SHBA-në po përmirësohet
Next Article Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet me SHBA-në për programin bërthamor të rifillojnë së shpejti

Lajme të ngjashme

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.