Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ademi u rizgjodh në krye të FFK, urimi i Presidentit të UEFA-s!

Press Online7 Shkurt 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ka dërguar një letër urimi presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të FFK-së.

Në mesazhin e tij, kreu i UEFA-s ka vlerësuar progresin e vazhdueshëm të futbollit në Kosovë, duke theksuar veçanërisht zhvillimin e futbollit të femrave dhe sukseset e Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e meshkujve.

“Rritja dhe zhvillimi me hapa të sigurt janë qartësisht të dukshme në futbollin e femrave; ndërsa në atë të meshkujve, për herë të parë, së shpejti do të ndjekim ekipin kombëtar duke garuar në fazën ‘play-off’ për një vend në Kupën e Botës, duke shënuar kështu një moment shumë të veçantë në historinë e futbollit në Kosovë”, thekson Çeferin në letrën e tij.

Ai, po ashtu, i ka uruar suksese të mëtejshme presidentit Ademi në mandatin e ri, duke shprehur besimin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit të futbollit kosovar.

Letra e plotë e presidentit Çeferin: 

I nderuar President, i dashur Agim,

Kam kënaqësinë t’ju përcjell urimet e mia të përzemërta me rastin e rizgjedhjes suaj sot si president i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Rritja dhe zhvillimi me hapa të sigurt janë qartësisht të dukshme në futbollin e femrave; ndërsa në atë të meshkujve, për herë të parë, së shpejti do të ndjekim ekipin kombëtar duke garuar në fazën ‘play-off’ për një vend në Kupën e Botës, duke shënuar kështu një moment shumë të veçantë në historinë e futbollit në Kosovë.

Ju uroj suksese të mëtejshme, Agim, në këtë kapitull të ri dhe emocionues që keni përpara.

Të uroj më të mirat, Agim, ndërsa hyn në kapitullin tjetër emocionues që ke përpara.

Me respekt të sinqertë,

Aleksander Çeferin

President i UEFA-s

Presidenti i FSHF -së, Armand Duka mori sot pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, e zhvilluar në Prishtinë, një ngjarje me rëndësi të veçantë për qeverisjen dhe të ardhmen e futbollit në Kosovë.

Në fjalën e tij në cilësinë e zv.Presidentit të UEFA-s, Presidenti Duka vlerësoi progresin e ndjeshëm të bërë nga Federata e Kosovës gjatë katër viteve e fundit, duke theksuar se futbolli në Kosovë po ndërtohet mbi baza të qarta, të strukturuara dhe të qëndrueshme, në përputhje me standardet evropiane.

 

Previous ArticleVendimi për t’u mbuluar, Leonora-Albës: Nuk luhet me Zotin!
Next Article BE-ja propozon sanksione të reja ndaj Rusisë përpara përvjetorit të katërt të luftës

Lajme të ngjashme

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.