Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Studim/Pse të sëmurët me skizofreni dëgjojnë zëra?

Press Online5 Shkurt 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një studim australian ka dhënë prova të reja mbi arsyen pse njerëzit me skizofreni përjetojnë halucinacione dëgjimore. Hulumtimi i ri, i udhëhequr nga psikologët e Universitetit të Uellsit të Ri Jugor (UNSW) në Sidnei, ofron deri tani provat më të qarta se “zërat” te skizofrenia mund të lindin nga një çrregullim në mënyrën se si truri e njeh zërin e vet të brendshëm. Studimi sugjeron se truri mund të keqidentifikojë mendimet e brendshme si tinguj që vijnë nga bota e jashtme. Punimi u botua në revistën shkencore “Schizophrenia Bulletin” dhe thekson gjithashtu një rrugë të mundshme drejt identifikimit të shënuesve biologjikë të skizofrenisë.

Profesori Thomas Whitford nga Shkolla e Psikologjisë në UNSW ka studiuar prej vitesh mënyrën se si funksionon “të folurit e brendshëm” te njerëzit e shëndetshëm dhe te ata që jetojnë me çrregullime të spektrit të skizofrenisë. “Të folurit e brendshëm është zëri në kokën tuaj që rrëfen në heshtje mendimet, planet apo veprimet tuaja. Shumica e njerëzve e përjetojnë rregullisht këtë, shpesh pa e vënë re, edhe pse ka individë që raportojnë se nuk e kanë fare këtë përvojë. Hulumtimi ynë tregon se, kur ne flasim, qoftë edhe vetëm në mendje, një pjesë e trurit që përpunon tingujt e jashtëm bëhet më pak aktive. Kjo ndodh sepse truri parashikon tingullin e zërit tonë. Por te njerëzit që dëgjojnë zëra, ky mekanizëm parashikimi duket se nuk funksionon siç duhet, ndaj truri reagon sikur zëri po vjen nga dikush tjetër”.

Sipas profesorit Whitford, këto gjetje mbështesin fuqishëm një teori që ka ekzistuar prej dekadash në fushën e shëndetit mendor: se halucinacionet dëgjimore në skizofreni mund të vijnë nga keqinterpretimi i të folurit të brendshëm si të folur të jashtëm. “Kjo ide ka ekzistuar prej 50 vjetësh, por ka qenë shumë e vështirë për t’u testuar, sepse të folurit e brendshëm është, nga natyra, një proces privat”, thekson ai. Për ta matur këtë, studiuesit përdorën EEG, një metodë që regjistron aktivitetin elektrik të trurit. Edhe pse nuk mund ta “dëgjojmë” të folurin e brendshëm, truri gjithsesi reagon ndaj tij.

Te njerëzit e shëndetshëm, përdorimi i të folurit të brendshëm shkakton të njëjtën ulje të aktivitetit të trurit si kur ata flasin me zë të lartë, një shenjë se truri e njeh tingullin si të vetin. “Por te njerëzit që dëgjojnë zëra, kjo ulje e aktivitetit nuk ndodh. Përkundrazi, truri i tyre reagon edhe më fort ndaj të folurit të brendshëm, sikur ai të vinte nga dikush tjetër. Kjo mund të shpjegojë pse këta zëra duken kaq realë”, thotë Whitford. Studiuesit ndanë pjesëmarrësit në tre grupe. Të gjithë pjesëmarrësit mbanin një kapë EEG ndërsa dëgjonin tinguj përmes kufjeve. Në momente të caktuara, atyre u kërkohej që në heshtje të imagjinonin se po shqiptonin rrokjet “bah” ose “bih”, ndërkohë që dëgjonin njërën prej tyre në kufje, pa e ditur paraprakisht nëse tingulli i dëgjuar do të përputhej me atë të imagjinuar.

Te njerëzit e shëndetshëm, aktiviteti i trurit u ul kur rrokja e imagjinuar përputhej me atë që dëgjonin. Kjo ndodhi në korteksin dëgjimor, pjesën e trurit përgjegjëse për përpunimin e tingujve dhe të folurit. Ky është një tregues se truri e parashikoi saktë tingullin. Te njerëzit me halucinacione të fundit, ndodhi e kundërta: aktiviteti i trurit u rrit kur tingulli i imagjinuar përputhej me atë të dëgjuar. Kjo sugjeron se mekanizmi i parashikimit të trurit është i dëmtuar. “Ky efekt i kundërt tregon se truri i tyre mund të mos e njohë më zërin e brendshëm si të vetin, duke e interpretuar gabimisht si zë të jashtëm”, shpjegon Whitford.

Grupi i dytë (njerëzit me skizofreni pa halucinacione të fundit) tregoi një reagim të ndërmjetëm mes grupit të shëndetshëm dhe atij me halucinacione. Studiuesit theksojnë se këto rezultate ofrojnë provën më të fortë deri më tani se njerëzit me skizofreni mund të përjetojnë mendimet e tyre sikur të ishin zëra të jashtëm. “Gjithmonë ka qenë një teori bindëse se njerëzit në fakt po dëgjojnë mendimet e tyre të folura me zë, por ky studim ofron testin më të drejtpërdrejtë dhe më të fortë deri tani”, thotë Whitford.

Previous ArticleManchester City – Arsenal, mësohet data e finales së madhe në Carabao Cup
Next Article 101 gjoba për errësimin e xhamave të veturave

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.