Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Impenjimet e Spanjës në muajin mars, Lamine Yamal përballë Messit dhe Salah!

Press Online5 Shkurt 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Spanja në muajin mars do të zbresë në fushën e lojës kur do të luajë ‘Finalissima’ me Argjentinën në 27 mars, ndërsa 3 ditë më pas La Roja do të luajë miqësoren e saj të parë në kuadër të përgatitjeve të Botërorit të SHBA, Kanada, Meksikë dhe përballë do të ketë Egjiptin e Mohamed Salah dhe arena e këtyre dy përballjeve do të jetë stadiumi Losail në Doha.

Te ‘Finalissima’, Spanja si kampione e Evropës vjen në këtë përballje edhe si skuadra që kryeson klasifikimin e FIFA dhe me një bllok të njëjtësh lojtarësh që do të ketë edhe në Botëror. Mbetet të kuptohet nëse futbollistët që kanë pësuar dëmtime serioze si Carvajal, Rodrigo, Nico ëilliams dhe Pedri do të mund të rikuperohen në kohë për ndeshjen me skuadrën kampione të Amerikës Latine dhe të Botës. E sigurt është se në fushën e lojës do të jetë Lamine Yamal, gjë që e bënë të ditur si Hansi Flick ashtu edhe De La Fuente.

Ndeshja e 27 marsit mes Spanjës dhe Argjentinës shihet edhe thuajse si një provë gjenerale për të dyja skuadrat 3 muaj përpara kampionatit botëror të futbollit.

Për më tepër sipas trajnerit të ‘La Roja’ kjo sfidë do të jetë shumë e luftuar pasi në lojë është një trofe dhe si Spanja ashtu dhe Argjentina do të duan ta luajnë.  Ky i këtij viti do të jetë edicioni i katërt i ‘Finalissima’ dhe Spanja do ta luajë për herë të parë. Edicionet e para u zhvilluan në 1985 dhe 1993 me emrin Kupa Artemio Franchi ku fituan Franca dhe Argjentina, më pas pati një periudhë pushimi me kompeticionin që u kthye në 2022 me ndeshjen e zhvilluar mes Argjentinës dhe Italisë në Londër ku fitoi skuadra albiceleste

Tre ditë pas ‘Finalissima’, në 30 mars, kombëtarja spanjolle do të nisë përgatitjet për Botërorin e këtij viti me një ndeshje miqësore me Egjiptin. La Roja do të qëndrojë gjatë gjithë javës në Emiratet e Bashkuara Arabe që do t’i shërbejë si përgatitje për Kupën e Botës përpara dy ndeshjeve miqësore të muajit qershor

Spanja do të bëjë debutimin e saj në Botëror në 15 qershor me ndeshjen ndaj Kepit të Gjelbër në Atlanta në orën 18:00. Në të njejtin vend dhe në të njëjtën orë, La Roja do të luajë edhe ndeshjen e dytë me Arabinë Saudite në 21 qershor për të mbyllur fazën e grupeve me ndeshjen ndaj Uruguajit në Guadalajara të Meksikës në 26 qershor në orën 03:00 të mëngjesit me orën evropiane.

Previous Article“Askush nuk i thotë jo Janice-s”/ Nëna e Diddy-t nis betejën kundër Netflix
Next Article Tragjike në Itali, vëllai vret motrën: Dëgjonte muzikë me zë të lartë dhe nuk më linte të flija

Lajme të ngjashme

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.