Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Si skena e dashurisë në shkallë zbuloi anën e panjohur të Benediktit në Bridgerton?

Press Online3 Shkurt 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një skenë e vetme dashurie, e vendosur në një shkallë, ka mjaftuar që fansat e Bridgerton të zbulojnë një anë krejtësisht të re të Benedict Bridgerton. Në sezonin e ri të serialit, i cili vijon formulën e njohur të dramës romantike së periudhës, vëmendja zhvendoset te historia e tij e dashurisë me Sophie Beck.

I njohur si më i pakorrigjueshmi dhe më i lirë nga vëllezërit Bridgerton, Benedict, i interpretuar nga Luke Thompson, gjendet papritur përballë një romance që e nxjerr nga zona e rehatisë. Edhe pse publiku është mësuar me skena intensive dashurie në këtë serial, sezoni i ri ka ofruar deri tani vetëm një të tillë. Megjithatë, ajo ka qenë e mjaftueshme për të sjellë tension, emocione dhe kthesa të forta psikologjike.

Në intervista të fundit, protagonistët e sezonit, Luke Thompson dhe Yerin Ha, kanë treguar se kjo skenë funksionon si një “shuplakë në fytyrë” për personazhin e Benedictit, duke zbuluar një dimension të tij që deri më tani kishte mbetur i fshehur.

@thouqhtdaughter NO I AM NOT WELL. WHY BENEDICT WHYYYY (yes I’ve read the book so I knew it would but still ARGHHH) || #benedictandsophie #benedictbridgerton #bridgertonseason4 #fyp ♬ original sound – 𓏲 𝒶𝓇𝒾𝓃𝒶 🦢

Sipas tyre, nuk bëhet fjalë thjesht për një moment pasioni. Gjithçka ndryshon në çastin kur Benedict i kërkon Sophie-s të jetë “e dashura” e tij. Pasioni zbehet dhe ai përballet me një verbëri emocionale ndaj gabimit që sapo ka bërë, si edhe me bindjen e tij naive se mund t’i ketë “të gjitha” pa pasoja.

Për Thompsonin, reagimi i Sophie-s e rrëzon imazhin e një burri të qetë dhe të sigurt, duke nxjerrë në pah një Benedict më të brishtë, më të shqetësuar dhe thellësisht njerëzor. “Ka dobësi që nuk i kemi parë më parë, vende ku ai dështon dhe pikërisht aty bëhet interesant,” shprehet aktori.

Nga ana tjetër, Yerin Ha e përshkruan skenën si një moment zgjimi për Sophie-n.

“Është sikur ajo rikthehet në realitet. E kupton se i përkasin dy botëve të ndryshme dhe fillon ta fajësojë veten për këtë ndjenjë,” thotë aktorja, duke e cilësuar momentin si një ulje të fortë emocionale për personazhin e saj.

Thompson shton se tronditja e Benedictit vjen nga fakti që ai sinqerisht beson se propozimi i tij do të funksionojë. “Ai nuk e sheh menjëherë gabimin. Ka një lloj verbërie, sepse mendon se ky është hapi i duhur dhe se mund t’i ketë të gjitha,” shpjegon ai.

Sipas aktorëve, kjo skenë vërteton edhe një herë se në Bridgerton, momentet e dashurisë nuk janë thjesht për të përmbushur pritjet e audiencës. Ato janë pjesë thelbësore e rrëfimit dhe zhvillimit të personazheve.

“Magjia e skenës së Benedictit dhe Sophie-s qëndron në faktin se nuk ndihet si një skenë e detyrueshme dashurie,” theksojnë ata. Vendosja në shkallë, me simbolikën e ‘lart-poshtë’, përfaqëson në mënyrë perfekte marrëdhënien e tyre: një vallëzim emocional mes pasionit, realitetit dhe zhgënjimit.

Kjo skenë nuk zbukuron thjesht sezonin e ri, por riformëson plotësisht mënyrën se si publiku e sheh Benedict Bridgerton – jo më vetëm si shpirtin e lirë të familjes, por si një personazh me plagë, gabime dhe ndjenja të pambrojtura.

Previous ArticleToshkovski: “Safe City” ul ndjeshëm viktimat dhe të lënduarit në Shkup
Next Article Rritet numri i të prekurve me sëmundjeve të rralla në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Romancë e re në showbiz/Aktorja e njohur dhe futbollisti nuk e fshehin më lidhjen!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez ironizon katër martesat e saj të dështuara, fansi e lë pa fjalë me batutën!

19 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.