Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kontaminimi i qumështit të bebeve, BE-ja përcakton dozën e sigurt ditore!

Press Online3 Shkurt 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) ka përcaktuar një dozë maksimale të rekomanduar ditore të sigurt për toksinën cereulidë për foshnjat, pas dyshimeve për kontaminim të qumështit formulë për foshnjet, që shkaktoi tërheqje nga tregu në më shumë se 60 vende, sipas “Euractiv”.

Cereulida, e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus, mund të shkaktojë të përziera, të vjella dhe diarre e tek foshnjat e vogla mund të çojë në dehidratim.

Që nga dhjetori, prodhuesit kryesorë të qumështit formulë, përfshirë “Nestlé”, “Lactalis” dhe “Danone”, kanë kryer tërheqje paraprake të serive të formulës për foshnje në të gjithë botën pasi u zbulua cereulida.

Në përgjigje, Komisioni Evropian kërkoi që EFSA-ja të ofrojë këshilla urgjente shkencore dhe të propozojë një prag sigurie në të gjithë BE-në, si një standard i harmonizuar për të shkaktuar tërheqje nga tregu.

EFSA njoftoi se shkencëtarët e saj kishin vendosur një “dozë referimi akute” për cereulidën tek foshnjat, sasia maksimale që mund të gëlltitet në mënyrë të sigurt në një ditë të vetme, në 0,014 mikrogramë për kilogram të peshës trupore.

Kjo vlen për foshnjat e vogla, të cilat EFSA-ja i përcakton si nën 16 javëshe. Diçka etillë përputhet me njoftimin e Francës se pragu i sigurisë kombëtare do të ulet nga 0,3 mikrogramë për kilogram në 0,014 mikrogramë për kilogram.

Edhe pse nuk janë konfirmuar raste kontaminimi, hetimet janë duke vazhduar në Francë, për vdekjen e dy foshnjave në janar,  që kishin konsumuar formulën “Guigoz” të prodhuar nga “Nestlé”.

Qendra e BE-së për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tha gjithashtu se kishte marrë raporte për diarre tek fëmijët pas konsumimit të produkteve të tërhequra.

Pasi “Nestlé” konfirmoi se kontaminimi kishte origjinën nga përbërësi vaj i acidit arakidonik (ARA), vëmendja e autoriteteve franceze tani po kthehet te një prodhues me qendër në Kinë, si burim i serisë së kontaminuar.

Reagimi ndaj krizës

Disa kritikë thonë se si kompanitë ashtu edhe autoritetet publike ishin shumë të ngadalta në lëshimin e paralajmërimeve.

Sipas “Financial Times”, “Nestlé” u tha autoriteteve holandeze më 10 dhjetor se testimi i brendshëm kishte zbuluar kontaminim në një fabrikë dhe kishte nisur tërheqjet më 5 janar, pas disa javësh testimi të përbërësve.

Më 29 janar, OJQ-ja për mbrojtjen e konsumatorit “Foodwatch” njoftoi se do të paraqiste një ankesë së bashku me tetë familje, fëmijët e të cilave u sëmurën pasi konsumuan formulën për foshnje të prodhuar nga “Nestlé”, “Lactalis” dhe “Vitagermine”.

“Nestlé” argumentoi se kishte ndërmarrë hapat e nevojshëm në vendet e prekura, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet, për të tërhequr të gjitha produktet potencialisht të prekura dhe se deri më sot, asnjë raport mjekësor nuk kishte konfirmuar një lidhje midis produkteve të saj dhe sëmundjes.

Previous ArticleGianni Infantino hap derën për rikthimin e Rusisë në garat ndërkombëtare
Next Article Një buqetë, një buzëqeshje dhe një mesazh i fortë?! Çfarë po ndodh me Françeska Muratin nga dashuria?

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.