Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rikthehet Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë!

Press Online3 Shkurt 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Viti 2026 pritet të jetë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë duke qenë se do të luajë “Play Off” e Kupës së Botës, e më pas do të ketë Botërorin nëse kuqezinjtë kualifikohen. Nëse jo, përqendrimin më të madh do ta ketë padyshim Liga e Kombeve, aty ku Shqipëria dështoi herën e fundit me Silvinjon.

Kombëtarja do të marrë pjesë në Ligën C të edicionit 2026/27 të “UEFA Nations League”, teksa është pozicionuar në vazon e parë për shortin e fazës së grupeve. Shorti zyrtar do të hidhet më 12 shkurt në Bruksel, ndërsa tashmë është bërë e ditur ndarja e vazove. Pozicionimi në vazon e parë e vendos Shqipërinë mes përfaqësueseve me koeficientin më të lartë të kësaj lige, së bashku me ekipe si Islanda, Mali i Zi dhe Kazakistani. Ndërkohë, në vazot e tjera janë përfshirë përfaqësuese si Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia, Bjellorusia, Qipro, Ishujt Faroe, Moldavia, Estonia dhe San Marino, si edhe fitues të ndeshjeve “play off” mes Ligës C dhe D.

Në Ligën C, skuadrat janë të ndara në grupe, ku secila përballet me rivalët e saj me sistem vajtjeardhje. Sipas rregullores së UEFA-s, skuadrat që mbyllin grupin në vendin e parë sigurojnë ngjitjen në Ligën B, ndërsa vendet e dyta mund të përfshihen në fazën e “play off”-it, në varësi të formulës përfundimtare të edicionit. Në këtë kuadër, Shqipëria hyn në short me synimin për të qenë konkurruese në grupin e saj dhe për të luftuar për pozicionet e sipërme të renditjes, në përputhje me objektivat afatmesëm të federatës dhe stafit teknik. Liga e Kombeve mbetet një kompeticion me peshë të veçantë për kombëtaret europiane, jo vetëm për shkak të ngjitjes ose rënies nga një ligë në tjetrën, por edhe për ndikimin që ka në renditjen e UEFA-s dhe në mekanizmat alternativë të kualifikimit për turnetë madhorë. Për Shqipërinë, edicioni 2026/27 përfaqëson një tjetër mundësi për të konsoliduar pozicionin e saj në këtë kompeticion dhe për të ndërtuar vazhdimësi në nivel ndërkombëtar. Kuqezinjtë kanë shansin e artë të mbyllin këtë Ligë në vendet e para dhe për të synuar më pas kualifikimin në Europian edhe nëpërmjet Ligës së Kombeve duke qenë një rrugë më e shkurtër për të shkuar në Europian.

LEXO EDHE: Lojërat Olimpike Dimërore nuk kanë nisur ende, por shënohet rasti i parë me doping

Në sezonin e shkuar të Ligës së Kombeve, Shqipëria dështoi duke u renditur e fundit në Ligën B, aty ku në fakt kishte një grup jo shumë të fortë duke ditur emrat që mund të jenë. Kuqezinjtë ishin në një grup me Çekinë, të cilën Shqipëria e mundi në kualifikueset e Europianit, Ukraninën dhe Gjeorgjinë. Paraqitjet e Shqipërisë, ishin zhgënjyese ku veç rezultateve negative që pësuan, ranë edhe në Ligën C, teksa Silvinjo nuk e preferoi këtë kompeticion për të provuar të rinj, duke i dhënë të gjithë hapësirën lojtarëve që kishin luajtur më parë në kualifikueset e Europianit dhe në Europian., pa mundur të fitojmë lojtarë të rinj për kualifikueset e fundit për të Kupën e Botës.

LEXO EDHE: I ndjekur nga Kombëtarja shqiptare, futbollisti shkodran nënshkruan me Leipzig

Previous ArticleKEDS tregon zonat ku ndërpritet rryma sot nga ora 09:00
Next Article Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.