Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Mollët europiane të kontaminuara me pesticide!

Press Online30 Janar 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një studim i ri kritikon procedurën e vlerësimit të rrezikut të Bashkimit Europian për pesticidet, duke argumentuar se ato analizohen në mënyrë të izoluar dhe jo duke u fokusuar te ndikimi i efektit “koktej”, pra kombinimi i disa mbetjeve pesticidesh të pranishme në fruta dhe perime.

Trembëdhjetë vende europiane po shesin mollë në tregje dhe supermarkete me një përqendrim shqetësues mbetjesh pesticidesh, të njohura zakonisht si “kokteje pesticidesh”, sipas një raporti të një OJQ-je që i bën thirrje Bashkimit Europian të rregullojë ekspozimin ndaj këtyre kimikateve.

Belgjika, Kroacia, Çekia, Danimarka, Franca, Gjermania, Hungaria, Italia, Luksemburgu, Holanda, Polonia, Spanja dhe Zvicra kanë raportuar ndotje të mollëve, sipas raportit më të fundit të Pesticide Action Network (PAN) Europe, i cili kritikon procedurën e vlerësimit të rrezikut të BE-së për faktin se i trajton pesticidet në mënyrë të ndarë dhe shpërfill efektin “koktej”.

Një nga rezultatet më tronditëse është se 85% e mollëve të testuara përmbanin disa mbetje pesticidesh,” tha Gergely Simon, aktivist në PAN Europe. “Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore (EFSA) u ngarkua 20 vjet më parë të zhvillonte një metodologji për të rregulluar efektet koktej të pesticideve, por ende nuk e ka përmbushur këtë detyrim ligjor.

Raporti thekson se, nëse këto mollë do të shiteshin si ushqim i përpunuar për foshnje, 93% e tyre do të tejkalonin kufirin ligjor të BE-së për nivelet e pesticideve për fëmijët nën 3 vjeç.

Prindërit e rinj nuk janë të vetëdijshëm se ushqyerja e fëmijëve me fruta ose perime të freskëta konvencionale e rrit ndjeshëm ekspozimin e tyre ndaj pesticideve, ndonjëherë deri në 600 herë, tha Simon. Autoritetet publike duhet t’i informojnë ata dhe të promovojnë me prioritet ushqimin organik.

Raporti kritik vjen në një kohë kur rregullat e BE-së për trajtimin e “koktejeve të pesticideve” mbeten pezull, me shumë grupe aktiviste që i bëjnë thirrje Komisionit Europian dhe EFSA-s të përshpejtojnë vlerësimin e rrezikut kumulativ të pesticideve.

Ndërsa çështja e vlerësimit të efekteve të kombinuara të disa pesticideve u pranua për herë të parë në vitin 2005, vetëm në vitin 2020 EFSA kreu një vlerësim pilot të efekteve të kombinuara mbi tiroiden dhe sistemin nervor.

Që nga viti 2021, Komisioni dhe EFSA kanë punuar për të zgjeruar vlerësimet kumulative të rrezikut për më shumë grupe pesticidësh, me synimin që t’i integrojnë plotësisht në legjislacion deri në vitin 2030. Një zëdhënës i EFSA-s tha se puna për të vlerësuar problemin e “koktejve të pesticideve” është “komplekse”, pasi përfshin grupe të mëdha të dhënash, mjete të reja softuerike dhe bashkëpunim të gjerë me partnerë europianë dhe ndërkombëtarë.

Aktualisht po përgatisim udhëzime se si të kryhet vlerësimi kumulativ ‘prospektiv’ i rrezikut, përpara se përdorimi i synuar i pesticidit të autorizohet, në kuadër të aplikimeve për nivelet maksimale të mbetjeve.

Një ushtrim pilot me vendet e BE-së është planifikuar për fundin e vitit 2026, për t’u dhënë mundësi ekspertëve kombëtarë të testojnë mjetin dhe metodologjinë që po zhvillohet nga agjencia europiane e ushqimit.

Pesticidet dhe “kimikatet e përjetshme”

Studimi shkencor i PAN Europe u zhvillua nga 1 deri më 20 shtator 2025, gjatë të cilit studiuesit përzgjodhën nga tre deri në pesë mostra të mollëve konvencionale të prodhuara lokalisht, nga supermarkete ose tregje, për një total prej 59 mostrash mollësh të prodhuara në nivel kombëtar, sipas raportit.

Gjetjet zbulojnë se 71% e mostrave të mollëve përmbanin të paktën një mbetje të kategorisë së pesticideve më toksike sipas BE-së, 64% përmbanin të paktën një mbetje të pesticideve PFAS, të njohura edhe si “kimikate të përjetshme”, dhe 36% përmbanin një pesticid neurotoksik.

Fludioxonil, një pesticid PFAS, u gjet në pothuajse 40% të mostrave, sipas raportit, i cili vëren se ky kimikat i rrezikshëm u klasifikua si çrregullues endokrin në BE në vitin 2024.

Komisioni propozoi ndryshime në dhjetor 2025 që do të dobësonin rregullimin e pesticideve, duke lejuar që miratimet të zgjasin pafundësisht dhe duke hequr kërkesën për të rivlerësuar toksicitetin e pesticideve mbi bazën e provave të reja shkencore çdo 10 deri në 15 vjet.

Propozimi do t’u lejonte gjithashtu vendeve të BE-së të shpërfillnin gjetjet më të fundit shkencore kur vlerësojnë rreziqet e pesticideve.

Ka prova shkencore gjithnjë e më të shumta që tregojnë se ekspozimi ndaj pesticideve përmes ushqimit lidhet me infertilitetin dhe ndoshta edhe me kancerin, tha Simon. Ekspozimi i vazhdueshëm i qytetarëve ndaj përzierjeve të substancave toksike përmes ushqimit, ajrit ose pluhurit nuk merret parasysh; kjo çështje e rëndësishme duhet të trajtohet nga organet rregullatore. /Monitor

Previous ArticleSuper short me super përballje në Ligën e Kampionëve, ja çiftet e plota
Next Article Motorola prezanton zyrtarisht telefonat e mençur Moto G77 dhe G67!

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.