Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Toshkovski u takua me ministren e Brendshme të Shqipërisë, Koçiu: One Stop në kufi para sezonit veror

Press Online28 Janar 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, sot në ambientet e MPB-së zhvilloi një takim bilateral me ministren e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Albana Koçiu, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive dhe për hapa konkretë në menaxhimin e kufijve.

“Sot në MPB pata një takim bilateral me ministren e Brendshme të Shqipërisë, Albana Koçiu, ku biseduam për hapa konkretë për forcimin e bashkëpunimit mes dy ministrive”, ka deklaruar Toshkovski.

Ai theksoi se fokusi i përbashkët është përshpejtimi i kalimit kufitar, koordinimi më i mirë institucional dhe lufta e përbashkët kundër krimit ndërkufitar dhe migrimit ilegal.

“Fokusi ynë është i qartë: kalim më i shpejtë i kufijve, koordinim më i mirë dhe një luftë më e fuqishme kundër krimit ndërkufitar dhe migrimit ilegal”, u shpreh ministri.

Sipas Toshkovskit, deri në fillim të sezonit veror pritet të zbatohet sistemi One Stop edhe me Shqipërinë, sipas modelit tashmë funksional me Kosovën dhe Serbinë, çka do të ulë ndjeshëm kohën e pritjes në pikat kufitare.

Në kuadër të takimit u diskutua edhe mundësia që pika kufitare Xhepisht – Trebisht në të ardhmen të funksionojë 24 orë në ditë gjatë gjithë vitit.

“Kjo do të nënkuptojë komunikim më të lehtë, më shumë shërbime dhe lidhje më të madhe mes qytetarëve në të dy anët e kufirit”, theksoi Toshkovski.

Gjithashtu, palët zhvilluan një takim të nivelit të lartë për krijimin e një Qendre të Përbashkët Kontakti për bashkëpunim policor dhe doganor, si mekanizëm i ri për shkëmbim më të shpejtë të informacionit, forcimin e kontrollit kufitar dhe një luftë më efikase kundër migrimit ilegal, krimit të organizuar dhe kërcënimeve të tjera të sigurisë.

“Vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie të bazuara në besim, partneritet dhe përgjegjësi të përbashkët për sigurinë e qytetarëve tanë dhe stabilitetin e rajonit”, përfundoi ministri Toshkovski.

Previous ArticleRritet dhuna ndaj grave dhe fëmijëve në Maqedoninë e Veriut
Next Article Rokas: Është i nevojshëm unifikim i shtetit në tejkalimin e pengesave për hyrje në BE

Lajme të ngjashme

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.