Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kujdes ky zakon që jeni duke bërë me enët tuaja po i shkatërron ato!

Press Online27 Janar 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Larja e enëve të gatimit, veçanërisht tenxhereve dhe tiganëve, për shumë njerëz është puna më e bezdisshme menjëherë pas gatimit. Pikërisht për këtë arsye lind tundimi që gjithçka të kryhet sa më shpejt. Megjithatë, nxitimi i tepruar mund të çojë në dëmtime të përhershme, duke i bërë tenxheret dhe tiganët tuaj të papërdorshëm.

Gabimi që nuk duhet bërë kurrë

Pavarësisht sa shumë ju nxiton koha, mos i futni kurrë enët e nxehta direkt në ujë. Edhe pse kjo duket si zgjidhje e shpejtë, në fakt mund të shkaktojë dëmtime të pakthyeshme. Në kuzhinat profesionale, ku ndonjëherë tiganët e nxehtë futen menjëherë në ujë me detergjent, shpesh vërehen enë të deformuara dhe të përkulura. Vendosja e një tenxhereje ose tigani të nxehtë në lavamanin e mbushur me ujë mund të shkaktojë përkuljen e bazës, gjë që bën që ena të mos qëndrojë më drejt mbi pllakën e gatimit. Shkaku kryesor i këtij problemi është shoku termik.

Çfarë ndodh gjatë shokut termik?

Ndryshimet e menjëhershme të temperaturës bëjnë që materiali i enëve të zgjerohet ose tkurret në mënyrë të pabarabartë. Te enët metalike, si ato prej alumini ose çeliku inox, kjo çon në deformim dhe fund të shtrembër. Enë të tilla bëhen të paqëndrueshme mbi sobë, nxehen në mënyrë të pabarabartë dhe bëjnë që vaji ose gjalpi të grumbullohen vetëm në një anë, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e gatimit. Edhe tepsitë për pjekje mund të shtrembërohen, gjë që e vështirëson përdorimin e tyre dhe nxjerrjen e ushqimit nga furra.

Jo vetëm enët e lira janë të rrezikuara

Edhe pse enët metalike më të holla dhe më të lira janë më të ndjeshme, as enët cilësore shumë-shtresore nuk janë plotësisht të mbrojtura nga shoku termik. Metali është pjesërisht fleksibël dhe, në rastin më të keq, ena mund të mbetet e përdorshme, por me deformime të dukshme. Ndryshe nga metali, enët prej qeramike dhe qelqi janë shumë më të brishta. Tek to, shoku termik mund të shkaktojë çarje, plasaritje apo edhe thyerje të plotë.

 Si t’i mbroni enët tuaja

Ky problem mund të shmanget shumë lehtë:

  • Lëreni enën e nxehtë të ftohet deri në temperaturë të vakët para se ta futni në ujë.
  • Mos e vendosni direkt nën rrjedhën e ujit të ftohtë.
  • Nëse keni nevojë për njomje për të zbutur mbetjet e ushqimit, mbusheni me ujë vetëm pasi ena të jetë ftohur.
  • Ky zakon i thjeshtë do t’ju ndihmojë të zgjasni ndjeshëm jetën e tenxhereve dhe tiganëve, duke kursyer para dhe nerva në kuzhinë. 
Previous ArticleGjyqtarët shqiptarë do ta drejtojnë ndeshjen e Europa League
Next Article Kujdes ky zakon që jeni duke bërë me enët tuaja po i shkatërron ato!

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.