Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Akoma nuk dihet fati i tenderit të MPB-së për furnizimin me uniforma

Press Online26 Janar 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Procedura për furnizimin e uniformave të policisë është në pauzë, pasi për tenderin e publikuar në nëntor të vitit të kaluar një kompani e ka ankimuar vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në garën prej pesë kompanive, tenderin në mes të dhjetorit e fitoi kompania “Megasport” e cila duhet ta veshë policinë me xhaketa, uniforma terreni, këpucë dhe çizme për rreth 10,5 milionë euro.

Megjithatë, të dhënat tregojnë se disa prej kompanive kanë dhënë oferta më të ulëta për kategori të caktuara. Për shembull “Neni Kompani për xhaketa ka dhënë ofertë prej 1,3 milionë euro, ndërsa Megasporti 1,75 milionë euro. Për uniforma terreni “Mikei Internacional” ka dhënë ofertë 3,6 milionë euro, ndërsa fituesi i tenderit prej 4,38 milionë euro. Ndërkohë për çizme “Neni kompani” ka dhënë ofertë prej 1,7 milionë euro, ndërsa “Megasport” 3,23 milionë euro.

Për këtë, Mikei Internacional më 25 dhjetor e ka ankimuar vendimin në Komisionin Shtetëror për Ankesa ndaj Furnizimeve Publike. Megjithatë deri tani Komisioni nuk ka miratuar vendim. Alsat, kontaktoi kryetarin e Komisionit, Bujar Sulejmani, i cili në një bisedë të shkurtër telefonike nuk precizoi se sa kohë mund të zgjasë deri në miratimin e vendimit, nga i cili varet dhe fati i tenderit. Sipas tij, Komisioni vepron ndaj çdo ankese sipas datës se kur ka arritur ankesa.

Nëse Komisioni vlerëson shkelje të procedurës, ka mundësi që të tenderi të anulohet.

Megjithatë pa vendimin të Komisionit dhe mbarimit të procedurave ankimuese, MPB nuk mund të nënshkruajë marrëveshje me kompaninë që duhet t’i sigurojë uniformat.

Tenderi në fjalë është një ndër tre tenderët që do t’i veshë forcat e policisë, megjithatë, me të njëjtin nuk parashikohet furnizimi i ngjitëseve dygjuhëshe. Për të pritet të ketë tenderë të posaçëm, sikurse është përcaktuar me ligj të veçantë. Çështja e uniformave ngriti debat gjatë periudhës së kaluar pasi opozita kritikonte mungesën e shqipes. Autoritetet sqaruan se sikur më herët shqipja do të përfshihet në uniforma nëpërmjet ngjitësve. /Alsat.mk

Previous ArticleToshkovski: Përveç “Safe City”, policia aktivizon kamera mobile në automjete
Next Article Rion Zejnullahu kalon te Cluji nga Llapi

Lajme të ngjashme

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

20 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.