Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Mes rritjes së çmimeve, qytetarët hapin kuletat edhe për partitë

Press Online26 Janar 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

“Ekziston rreziku që donacionet individuale të përdoren si mbulesë për burime të tjera financimi”.

Pavarësisht rritjes së çmimeve dhe inflacionit, qytetarët në Kosovë vazhdojnë të dhurojnë para për partitë politike gjatë fushatave zgjedhore.

Ekspertët paralajmërojnë se donacionet shpesh nuk burojnë vetëm nga bindja politike, por edhe nga pritjet për favore.

Ndërsa disa qytetarë të Kosovës ankohen për çmime të larta dhe vështirësi për të përballuar shpenzimet mujore, të tjerë vazhdojnë t’i hapin kuletat sa herë që vendi hyn në fushatë zgjedhore.

Edhe zgjedhjet e fundit lokale, të mbajtura më 12 tetor dhe rundi i dytë më 9 nëntor 2025, nuk bënë përjashtim.

Nga 10 deri në 2.000 euro – kaq dhuruan dhjetëra qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë për partitë më të mëdha politike në vend: Lëvizjen Vetëvendosje, Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës e Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) publikoi këtë muaj raportet e paaudituara të deklarimit financiar të subjekteve politike për fushatën e zgjedhjeve lokale.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi përmes rrjeteve sociale nga dy qytetarë që dhanë donacione për Vetëvendosjen, PDK-në dhe LDK-në, por, përkundër insistimit, asnjëri nuk pranoi të përgjigjej nëse gjesti i tyre ishte thjesht mbështetje e sinqertë politike, apo kishte ndonjë arsye tjetër.

Sa mblodhën dhe sa shpenzuan partitë?
Sipas raporteve të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe në vend, grumbulloi 36.680 euro nga donacionet e qytetarëve. Pjesën më të madhe të financimit, ajo e kishte nga buxheti i shtetit – rreth 567 mijë euro.

Por, shpenzimet e fushatës së saj arritën në rreth 992 mijë euro, ndaj partia mbeti me një borxh prej afro 388 mijë eurosh.

PDK-ja mblodhi mbi 25 mijë euro donacione nga qytetarët, si dhe 223 mijë euro kontribute në mallra dhe shërbime. Në total, kjo parti kishte rreth 248 mijë euro në dispozicion, ndërsa fushata i kushtoi rreth 272 mijë euro.

LDK-ja raportoi vetëm 7.750 euro donacione nga qytetarët dhe 15.790 euro kontribute – gjithsej 23.540 euro, ndërsa fushata i kushtoi rreth 203 mijë euro.

AAK-ja përfitoi vetëm 1.000 euro donacion nga një anëtar dhe 5.200 euro kontribute në mallra dhe shërbime, si dhe rreth 80 mijë euro nga buxheti i shtetit. Shpenzimet e fushatës i kishte mbi 61 mijë euro.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – nuk raportoi as donacione e as kontribute, por shpenzoi rreth 334 mijë euro, prej të cilave 155 mijë i paraqiti si të hyra buxhetore.

Raporte që nuk pasqyrojnë realitetin?
Sipas Ademit dhe Misinit, vlerat e raportuara shpesh nuk reflektojnë gjendjen reale në terren.

“Ekziston rreziku që donacionet individuale të përdoren si mbulesë për burime të tjera financimi, përmes ndarjes së shumave të mëdha në donacione më të vogla ose përdorimit të personave të tretë”, paralajmëron Ademi.

Misini shton se praktika të tilla janë të pranishme në Kosovë dhe se përbëjnë rrezik serioz për integritetin e procesit zgjedhor.

“Forma më e zakonshme përfshin para të gatshme, pastrim të tyre, shpërndarje në emra të ndryshëm dhe depozitim në llogari të punëtorëve”, thotë ai.

Kjo, sipas Misinit, krijon edhe një varësi të fshehtë të politikave nga grupet e interesit, si dhe cenon transparencën dhe llogaridhënien.

Në këtë kontekst, të dy ekspertët thonë se financimi i partive politike mbetet një nga fushat më të ndjeshme për demokracinë në Kosovë.

Pa transparencë reale, mbikëqyrje institucionale dhe informim të vazhdueshëm të publikut, rreziku i ndikimit të grupeve të interesit mbetet i lartë, thonë ata.

Në raportin e vitit të kaluar të organizatës Transperency International vlerësohej se Kosova ka bërë përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, ndërsa më 2023, vendi u përmend në raport të Departamentit amerikan të Shtetit për korrupsion qeveritar.

Financimi i partive politike edhe në botë
Financimi i partive politike nga individë nuk është praktikë vetëm e Kosovës.

Në shumicën e demokracive perëndimore, qytetarët kanë të drejtë ligjore t’i mbështesin financiarisht partitë apo kandidatët që përfaqësojnë bindjet e tyre politike.

Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, individët mund të japin mijëra dollarë për kandidatët presidencialë, kongresistët apo partitë politike, ndërsa ligji u lejon edhe krijimin e të ashtuquajturave Political Action Committees (PACs), të cilat mund të mbledhin shuma shumë të mëdha për të mbështetur fushatat.

Edhe pse këto struktura janë ligjore, ato janë shpesh objekt kritikash, pasi donatorët e mëdhenj – biznesmenë, korporata apo individë me ndikim – mund të ushtrojnë presion jodirekt mbi politikat publike.

Në Kosovë, subjektet politike janë të obliguara me ligj që raportin financiar të fushatës ta dorëzojnë në KQZ jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare.

Sipas ekspertëve, sfida për vendin nuk është ndalimi i donacioneve, por ndërtimi i një sistemi ku çdo euro e dhënë për politikën, është e verifikueshme dhe e arsyetueshme për publikun.

Ky diskutim zhvillohet ndërsa Kosova, për gati një vit, funksionon me institucione në detyrë, pa stabilitet politik dhe pa vendimmarrje të plotë.

Për më tepër, rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit nuk janë certifikuar ende, pasi mospërputhjet serioze në votat për deputetë detyruan KQZ-në të urdhërojë rinumërim të plotë në të gjitha vendvotimet.

Kjo vonesë institucionale ndodh në kohën kur qytetarët përballen me inflacion dhe kosto gjithnjë e më të larta të jetesës. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit në dhjetor 2025 ishin mesatarisht 5.3% më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Previous ArticleJava vendimtare e Ligës së Kampionëve, ja cilat skuadra mund të kualifikohen direkt në fazën e eliminimit dhe cilat nëpërmjet “Play Off”
Next Article Zjarri shkrumbon fabrikën në Greqi, humbin jetën tre gra, dy të tjera rezultojnë të zhdukura

Lajme të ngjashme

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

20 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.