Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Gjyqtarë të dënuar, institucione të heshtura – kush mban përgjegjësi?

Press Online25 Janar 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Hetimi i fundit ndaj gjyqtarit Ristov ka rihapur seriozisht dyshimet për korrupsion të thellë brenda sistemit gjyqësor. Sipas organizatës joqeveritare “Të gjithë për gjykim të drejtë”, ky rast nuk duhet të trajtohet si incident i izoluar, por si tregues i qartë i dështimeve sistemike në kontrollin e integritetit dhe llogaridhënies në gjyqësor. Sipas, Darko Avramovskit, nga kjo organizatë fakti që në vitet e fundit disa gjyqtarë janë dënuar, ndërsa ndaj të tjerëve po zhvillohen hetime për korrupsion, tregon se problemi është më i gjerë dhe lidhet drejtpërdrejt me mënyrën e përzgjedhjes, avancimit dhe mbikëqyrjes së gjyqtarëve.

“Fakti që gjatë 5–6 viteve të fundit kemi tre gjyqtarë të dënuar me vendime të formës së prerë dhe dy gjyqtarë kundër të cilëve procedurat penale për vepra të lidhura me korrupsionin janë ende në zhvillim, është shqetësues. Por ajo që është edhe më alarmante është se raste të tilla shpesh trajtohen si incidente të izoluara, në vend që të shihen si simptomë e një problemi më të thellë sistemik me të cilin përballet gjyqësori ynë. Nëse kjo vendoset në kontekst me skandalet që kemi pasur ndër vite, që lidhen me pranimin e kandidatëve në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, me përzgjedhjen dhe avancimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, me procedurat e shkarkimit, me procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, si dhe me vetë skandalet që lidhen me funksionimin e këtyre organeve dhe institucioneve, atëherë këto lëndë penale për korrupsion kundër gjyqtarëve aktivë nuk duhet të shihen si incidente të izoluara.”, u shpreh Darko Avramovski nga OJQ “Të gjithë për gjykim të drejtë”, përcjell PressOnline.al

Sipas tyre, pavarësia e gjyqësorit nuk mund të shërbejë si mburojë për mosndëshkimin, por duhet të nënkuptojë edhe përgjegjësi të brendshme dhe përballje të hapur me korrupsionin në radhët e veta. Nga kjo organizatë e shohin të nevojshme forcim urgjent të mekanizmave të verifikimit të pasurisë, kontroll të integritetit dhe transparencë të plotë në punën e institucioneve gjyqësore.

“Pavarësia e gjyqësorit nuk nënkupton gjithmonë vetëm mbrojtje nga ndikimet apo presionet e jashtme politike, por gjithashtu do të thotë edhe përballje me korrupsionin brenda vetë radhëve të tij. Në këtë kuadër, do të ishte e dëshirueshme të shihnim lëvizje konkrete në këtë drejtim, përfshirë forcimin e mekanizmave për verifikimin e integritetit, rritjen e llogaridhënies, rritjen e transparencës, koordinimin ndërmjet të gjitha këtyre institucioneve, si dhe ndjekjen dhe vlerësimin e vazhdueshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, me qëllim parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen.”, tha Avramovski.

OJQ-ja paralajmëron se numri i vogël i dënimeve për korrupsion nuk është dëshmi e mungesës së korrupsionit, por, siç theksojnë edhe Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, tregues i paaftësisë së sistemit për t’u përballur realisht me këtë fenomen.

Previous ArticleParaqitje impresive nga Juventusi, vjen edhe goli i tretë ndaj Napolit
Next Article MSH: Ligji për mbrojtje nga duhani është i mirë, synohet ndërgjegjësimi i duhanpirësve

Lajme të ngjashme

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dogana parandalon importin ilegal të 2.8 tonëve kripë të pajodizuar në Shkup

20 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.