Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Çfarë është tagatoza?/Sheqer me pak kalori dhe pa rritje të insulinës!

Press Online25 Janar 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Zëvendësuesit artificialë të sheqerit u krijuan për ta bërë ushqimin dhe pijet e ëmbla “më të shëndetshme”, por sot shumë prej tyre po nxisin shqetësime të reja shëndetësore. Në këtë kontekst, një alternativë natyrale po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje dhe falë teknologjisë enzimatike, mund të prodhohet në shkallë shumë më të madhe në të ardhmen. Ky sheqer quhet tagatoza. Tagatoza ka rreth 92 për qind të ëmbëlsisë së saharozës, por përmban vetëm rreth një të tretën e kalorive. Ajo nuk shkakton rritje të menjëhershme të insulinës, ndryshe nga saharoza apo disa ëmbëlsues intensivë artificialë. Pikërisht për këtë arsye, tagatoza shihet si një alternativë premtuese për personat me diabet ose me çrregullime të glukozës në gjak.

Studiues nga Tufts University, në bashkëpunim me kompanitë bioteknologjike Manus Bio (SHBA) dhe Kcat Enzymatic (Indi), kanë zhvilluar një studim që dëshmon se tagatoza mund të prodhohet me efikasitet dhe qëndrueshmëri, duke kapërcyer një nga pengesat kryesore që deri më tani e kishte kufizuar tregun e saj; prodhimin e shtrenjtë dhe joefikas. Tagatoza është një sheqer i rrallë natyror, i pranishëm në sasi të vogla në disa produkte qumështi dhe fruta. Ajo ofron një alternativë potencialisht më të shëndetshme si ndaj saharozës, ashtu edhe ndaj ëmbëltuesve artificialë, të cilët shpesh shkaktojnë luhatje të forta të insulinës.

Një nga arsyet kryesore është se një pjesë e madhe e tagatozës fermentohet në zorrën e trashë dhe vetëm pjesërisht përthithet në qarkullimin e gjakut përmes zorrës së hollë. Në organizëm, ajo metabolizohet në mënyrë të ngjashme me fruktozën, çka do të thotë se personat me intolerancë ndaj fruktozës duhet të tregojnë kujdes. Megjithatë, tagatoza është e njohur si e sigurt për përdorim nga Food and Drug Administration dhe nga World Health Organization.

Tagatoza konsiderohet edhe “miqësore për dhëmbët”. Ndryshe nga saharoza, e cila ushqen bakteret që kontribuojnë në karies, studimet e para sugjerojnë se tagatoza kufizon rritjen e mikroorganizmave të dëmshëm në gojë dhe mund të ketë edhe efekte prebiotike për mikrobiomin oral. Potenciali i tagatozës është i madh, por tregu ka qenë i kufizuar për shkak të prodhimit të vogël dhe kostove të larta.

“Ekzistojnë procese të njohura për prodhimin e tagatozës, por ato janë joefikase dhe të shtrenjta. Ne zhvilluam një metodë ku bakteria Escherichia coli vepron si një fabrikë mikroskopike, e pajisur me enzimat e duhura për ta shndërruar glukozën në tagatozë”, shpjegon bioinxhinieri Nik Nair nga Universiteti Tufts. Studiuesit përdorën një enzimë të zbuluar rishtazi nga një myk, të quajtur galaktozë-1-fosfat-selektive fosfatazë (Gal1P). Kjo enzimë e shndërron glukozën në galaktozë, e cila më pas, përmes një enzime tjetër, shndërrohet në tagatozë.

Falë këtij mekanizmi të ri, rendimenti i prodhimit të tagatozës mund të arrijë deri në 95 për qind, krahasuar me 40–77 për qind sa lejonin metodat e mëparshme. Sipas Nairit, çelësi i inovacionit ishte pikërisht përdorimi i enzimës Gal1P, e cila lejoi përmbysjen e rrugës biologjike natyrore: në vend që galaktoza të shndërrohej në glukozë, tani glukoza shndërrohet në galaktozë dhe më pas në tagatozë.

Previous ArticleSuperkupa e Kosovës: Drita realizon golin e epërsisë ndaj Prishtinës
Next Article Rasti Thaçi dhe të tjerët, Tromp flet për dëshmitë e nivelit të lartë dhe skenarët e vendimit

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.