Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

AUSTRALIAN OPEN/ Alkaraz në raundin e tretë, vuan në setin e parë ndaj Hanfman!

Press Online24 Janar 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Karlos Alkaraz, numri një i botës, bëri daljen e dytë në “Australian Open 2026”, kompeticioni i parë grand slam i sezonit. Spanjolli kërkonte vështirësi që ta ndihmonin të kuptonte nivelin e tij real për fazat vendimtare të turneut, aty ku fitohen titujt. Janik Hanfman, numri 102 i renditjes ATP, iu përgjigj kësaj sfide dhe e vuri Alkarazin në telashe që në fillim të ndeshjes. Megjithatë, spanjolli tregoi pjekuri dhe forcë mentale, duke përballuar momentet e vështira dhe duke u kualifikuar për herë të katërt në karrierë në raundin e tretë të “Australian Open”. Ai fitoi me rezultatin 7- 6(4), 6-3, 6-2, pas 2 orësh e 43 minutash lojë. Ka gjëra që nuk ndryshojnë: “Carlitos” vazhdon të zgjedhë pritjen e shërbimit sa herë fiton shortin.

Kjo zgjedhje e vuri menjëherë nën presion, pasi u përball me një pikë “break” që në radhën e parë të shërbimit. Hanfman lexonte shumë mirë shërbimin e kundërshtarit, ndërsa Alkaraz ishte i pasaktë nga vija e fundit. Skenari nuk ndryshoi dhe murciani pësoi thyerje shërbimi pas një dopio faulli me shpejtësi 155 km/h. Rezultati shkoi në 3-1 për gjermanin, i cili po godiste më pastër dhe me më shumë besim. Alkaraz kishte ende hapësirë për rikthim dhe reagoi menjëherë.

LEXO EDHE: Toni Kros rikujton të kaluarën: Viti 2019 i Realit ishte për t’u hedhur në plehra, por…

Një “forehand” fitues riktheu baraspeshën, shoqëruar me një britmë të fuqishme “vamos” nga numri një i botës. Nga një 4-1 i mundshëm në disfavor të tij, rezultati kaloi në 3-3. Tifozët, që përballonin vapën në “Rod Laver Arena”, duartrokitën guximin e Hanfman. Gjermani luante gjithçka ose asgjë, dhe në disa momente kjo strategji funksiononte. Gjermani e çoi setin në “tie-break” dhe madje pati avantazhin 4-3 me shërbimin në dorë.

Në momentin e presionit maksimal, Alkaraz nxori në pah tenisin e tij më të mirë. I duhej patjetër për të mos humbur setin e parë të turneut. Ai e fitoi setin pas 78 minutash lojë, por ishte fizikisht i freskët falë dy ditëve pushim para kësaj sfide. Më pas, niveli i Alkarazit u rrit ndjeshëm, ndërsa Hanfman uli ritmin e çmendur deri në kufijtë e lodhjes. Gjermani u detyrua të kërkonte ndihmën e fizioterapistit për probleme në zonën abdominale. Edhe pse nuk u tërhoq, sepse askush nuk dëshiron ta bëjë këtë në një skenë të madhe përballë një super-rivali, Hanfman ishte dorëzuar mendërisht. Tani Alkaraz pret përballjen me Korentin Moutet (nr.32), i cili u kualifikua pas tërheqjes së amerikanit Mikael Zheng, sfidë që do të luhet në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Previous ArticleDavos 2026: drejtuesit e biznesit kërkojnë një të ardhme të IA-së të përqendruar te njeriu!
Next Article Rusi-Ukrainë drejt përfundimit të luftës? Zelensky: Çfarë pritet të diskutohet në Abu Dhabi

Lajme të ngjashme

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.