Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Veç prestigjit Champions League i mbush ndjeshëm arkat klubeve, njihuni me shifrat që përfitojnë!

Press Online24 Janar 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Champions League nuk është vetëm kompeticioni më prestigjioz në futbollin europian, por edhe burimi më i madh i të ardhurave për klubet pjesëmarrëse.

Diferencat ekonomike mes fazave janë të mëdha dhe shpesh vendimtare për bilancet financiare të skuadrave. Vetëm kalimi nga play-off-i në fazën e 1/8-ave të finales sjell një diferencë prej rreth 10 milionë eurosh, shifër që shpjegon presionin dhe rëndësinë e çdo ndeshjeje. Çdo një nga 36 klubet e kualifikuara në fazën e grupeve përfiton automatikisht 18,62 milionë euro. Këtyre u shtohen bonuset për rezultatet në tetë ndeshjet e “fazës së kampionatit”: 2,1 milionë euro për çdo fitore dhe 700 mijë euro për çdo barazim. Pra, performanca në fushë përkthehet drejtpërdrejt në përfitim financiar.

Një tjetër element i rëndësishëm është bonusi i renditjes përfundimtare në fazën e grupeve. Skuadra që mbyll e fundit merr vetëm një kuotë prej 275 mijë eurosh, ndërsa çdo pozicion më lart sjell një kuotë shtesë. Në këtë mënyrë, ekipi i renditur i pari përfiton 36 kuota, duke rritur ndjeshëm të ardhurat totale. Përtej kësaj, tetë skuadrat e para marrin edhe 2 milionë euro shtesë, ndërsa ekipet nga vendi i 9-të deri në të 16-in përfitojnë 1 milion euro ekstra. Kalimi në fazat eliminatore rrit ndjeshëm shpërblimet: kualifikimi në 1/8-at e finales vlen 11 milionë euro, ndërsa pjesëmarrja në play-off vetëm 1 milion.

LEXO EDHE: Champions League dhe gjithë kampionatet elitare të futbollit, bashkohen në ekranin e DigitAlb

Shifrat rriten më tej me 12,5 milionë euro për çerekfinalet, 15 milionë për gjysmëfinalet, 18,5 milionë për finalen dhe 6,5 milionë euro shtesë për fituesin. Ndërkohë, dy finalistët sigurojnë edhe pjesëmarrjen në Superkupën e UEFA-s, ku përfitojnë nga 4 milionë euro secili, me një bonus shtesë prej 1 milion eurosh për fituesin. Champions League, pra, është një minierë ari ku çdo hap përpara vlen miliona.

LEXO EDHE: Haland kryeson listë, ja pesë lojtarët më të paguar në Premier Ligë për sezonin 2025/26!

 

Previous ArticleBebe Rexha nis bashkëpunim të ri me shtëpinë diskografike Empire!
Next Article Ushqimet që nxisin dëshirën për të ngrënë dhe ju bëjnë të shtoni peshë!

Lajme të ngjashme

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut po përballet me momentin e vet të vendimmarrjes –…

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

Press Online20 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: BEN ANDONI Pa nisur ende Asambleja e PS-së dhe, ku askush…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.