Nis fushata informuese në pikat kufitare dhe Aeroportin e Prishtinës për Ligjin për të huajt dhe atë të automjeteve

featured
Press Online
17 Janar 2026, 15:38

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se në kuadër të zbatimit të Ligjit për të Huaj dhe Ligjit për Automjete, nga dita e djeshme ka nisur fushata informuese për qytetarët në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës, si dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e MPB-së, kjo fushatë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve lidhur me procedurat ligjore që duhet të respektohen gjatë hyrjes dhe qëndrimit në Republikën e Kosovës, si dhe me rregullat që ndërlidhen me drejtimin e automjeteve në territorin e vendit, njofton Dukagjini.

Po ashtu bëhet e ditur se kjo fushatë do të zgjasë deri më 15 mars 2026.

Nis faza informuese për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe atij për automjete

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter