Një person humb jetën në aksident trafiku në rrugën Komoran-Carralevë

featured
Press Online
15 Janar 2026, 21:56

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran-Carralevë, ku janë përfshirë dy automjete.

Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona, ndërsa njëri prej tyre, mashkull, ka humbur jetën.

“Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran- Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona njëri nga të cilët ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran.

Personat tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet në njoftim.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter