Abdixhiku: Më shumë se dorëheqje s’kam çfarë të ofroj, shihemi në Kuvendin e LDK’së

featured
Press Online
14 Janar 2026, 19:30

Pas njoftimit të Hykmete Bajramit se ka dhënë dorëheqje dhe se ka kërkuar dorëheqjen e tij pas rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Lumir Abdixhiku ka bërë një reagim të qartë në Facebook.

Në postimin e tij, Abdixhiku thekson se ka dëgjuar me vëmendje shqetësimet dhe diskutimet brenda LDK-së dhe se ka marrë hapin më moral që mund të marrë një kryetar parti: ka ofruar dorëheqjen e tij. Ai nënvizon se vendimi për të ardhmen e tij politik nuk është më i tij personal, por i LDK-së dhe se çdo vendim i Kuvendit do të respektohet me dinjitet dhe përgjegjësi.

“Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj! Kam marrë hapin më moral që një kryetar mund ta marrë: kam ofruar dorëheqjen time. Kam hapur rrugën për secilin që ka pretendime. Jeni të lirë të garoni; në Kuvend e keni mundësinë. Tani vendimi nuk është më i imi, është i LDK-së.”, shkruan Abdixhiku.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter