Instagram po teston një funksion të ri që do t’i japë përdoruesve kontroll më të madh mbi përmbajtjen që shfaqet për ta.
Funksioni i ri quhet “Your Algorithm” (Algoritmi juaj) dhe i lejon përdoruesit të shohin dhe rregullojnë manualisht temat që duan të shihen nga algoritmi i Instagramit.
Për momentin, kjo opsion është i disponueshëm vetëm te seksioni me video, Reels, por pritet të bëhet i disponueshëm globalisht së shpejti.
Nga kjo listë mund të hiqni temat që nuk dëshironi t’i shihni më, dhe gjithashtu të shtoni tema të reja që ju interesojnë.
Ky rregullim i algoritmit i jep përdoruesve kontroll më të madh mbi përmbajtjen që shfaqet, duke e bërë ‘feed’ më të personalizuar dhe relevant për interesat e tyre – qoftë muzika, sporti, moda, arsimi apo fusha të tjera.


