Sulmuesi anësor, Jeremie Boga thuhet se ka kërkuar të largohet nga Nice, pas një incidenti të ndodhur javën e kaluar, ku ai dhe disa lojtarë u rrahën nga tifozët pas një humbje nga Lorient.
Sipas gazetarit, Nicolo Schira, sulmuesi i krahut të majtë, Jeremie Boga, dëshiron të largohet nga klubi në afatin kalimtar dimëror.
28-vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka kontaktuar klubin dhe ka kërkuar të shitet në janar të vitit 2026. Nice tashmë ua ka ofruar Jeremyn tre klubeve të Serie A.


