Formula 1/ Titulli me ‘fotofinish’, Lando Norris me McLaren kampion bote për herë të parë, zbret Verstappen nga froni pas 4 vitesh!

featured
Press Online
08 Dhjetor 2025, 05:12

Lando Norris është kampioni i  ri i Botës në Formula 1, pas një sezoni të mbushur me emocione dhe të transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Piloti britanik përfundoi në vendin e tretë në Abu Dhabi, pozicion që i mjaftoi për t’u ngjitur në majën më të lartë të botës së automobilizmit.

Gara u fitua nga Max Verstappen, i cili ishte perfekt nga fillimi në fund, por që nuk i mjaftoi për të marrë titullin e pestë kampion.

Në vendin e dytë u ngjit Oscar Piastri, i cili në gjysmën e parë të sezonit udhëhiqte i vetëm kampionatin, por pas disa gafash, e lëshoi kreun për shokun e tij të skuadrës.

26-vjeçari britanik e mbylli sezonin me 423 pikë, dy më shumë se Verstappen dhe 13 më shumë se Piastri.

Me këtë fitore, Lando Norris bëhet britaniku i parë që fiton një titull kampion Bote që nga Lewis Hamilton në vitin 2020 dhe i pari kampion i McLaren-it, po ashtu që nga Hamilton, por në 2008.

Norris mbyll kështu një sezon në mënyrë perfekte, edhe pse me ulje-ngritje, ndërsa sytë tashmë do të jenë nga sezoni i ardhshëm, ku pritet një revolucion rregullash.

Formula 1 përcillet ekskluzivisht në DigitAlb!

Renditja finale e sezonit në F1 për pilotë:

1.Lando Norris – 423 pikë

2.Max Verstappen – 421 pikë

3.Oscar Piastri – 410 pikë

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter