Faza e grupeve në FIFA World Cup 2026 ka përfunduar, duke përcaktuar 32 skuadrat që kanë siguruar kualifikimin për fazën e eliminimit direkt.
Nga 48 kombëtare pjesëmarrëse në turne, 16 janë eliminuar dhe i kanë dhënë fund rrugëtimit të tyre në kompeticion.
Sipas të dhënave të publikuara, lista e golashënuesve kryesohet nga ylli argjentinas Lionel Messi, i cili ka shënuar gjashtë gola deri tani.
Pas tij renditen disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, përfshirë Kylian Mbappe, Ousmane Dembele, Vinícius Junior dhe Erling Haaland, të cilët kanë realizuar nga katër gola secili.
Me përfundimin e fazës së grupeve, tashmë pritet me interes të madh fillimi i ndeshjeve të fazës së eliminimit direkt, ku garohet për trofeun më prestigjioz të futbollit botëror.







