Moti sot në vend do të jetë i vranët me reshje lokale shiu herë pas here, më të dendura në pjesët juglindore (lokalisht mbi 30 l/m² për 24 orë). Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 8 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 8 deri në 13 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje shiu herë pas here. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga jugu. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 6 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 11 gradë.
Deri të shtunën moti do të jetë kryesisht i vranët dhe relativisht i ngrohtë me reshje lokale shiu herë pas here.
Në pjesët perëndimore dhe jugore reshjet do të jenë më të dendura (lokalisht mbi 30 l/m² për 24 orë). Nga e diela pritet stabilizim i motit.


