Murat Yakim merr vendimin për Adrian Bajramin për duelin me Kosovën

featured
Press Online
18 Nëntor 2025, 12:01

Adrian Bajrami do të jetë i gatshëm për Murat Yakim për duelin e ditës së sotme me Kosovës. Trajneri i Zvicrës ka vendosur ta ketë pjesë të listës për këtë përballje dhe të mbështet edhe te shërbimet et ij.

23-vjeçari siç dihet luan në mbrojtje dhe te “helvetët” shihet si mjaft i rëndësishëm. Kujtojmë se mbrojtësi vetëm pak muaj më parë la Shqipërinë për Zvicrën, duke ndërruar kështu ekipin kombëtarë, teksa mbrëmjen e sotme mund të luajë ndaj Kosovës përballë tifozëve shqiptarë.

Vlen të theksohet Zvicra do të luajë në transfertë ndaj Kosovës, në “Fadil Vokrri” në orën 20:45 dhe kjo është sfida e fundit kualifikuese e Kupës së Botës 2026. Një duel shumë interesant mes skuadrave që kërkojnë 3 pikët.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter