Jennifer Aniston ka surprizuar ndjekësit me një postim të ëmbël në rrjetet sociale, duke i uruar ditëlindjen partnerit të saj, Jim Curtis. Aktorja e njohur nga seriali Friends, ndau në Instagram një foto bardh e zi, ku shfaqet duke përqafuar Curtis-in nga pas. “Happy birthday my love,” shkroi 56-vjeçarja në mbishkrimin e postimit.
Aniston foli për herë të parë për partnerin e saj në një intervistë për numrin e ri të revistës Elle. “Hipnoza është një nga shumë gjërat që ai bën. Ai është i jashtëzakonshëm dhe ndihmon shumë njerëz. Është shumë i veçantë, i thjeshtë dhe i sjellshëm. Ai dëshiron t’i ndihmojë njerëzit të shërohen, të kapërcejnë traumat dhe të rikuperohen”, tha ajo.
Ajo shtoi se hipnoza është një gjë e bukur, të cilës ka vendosur t’ia kushtojë jetën. Kur u pyet nëse ka ndonjë gjë për të cilën pendohet në jetën e saj, Jennifer Aniston tha jo. Ajo zbuloi gjithashtu këshillën më të mirë që ka marrë ndonjëherë. “Shirley MacLaine gjithmonë thoshte: ‘Qëndroni besnikë ndaj vetes. Mos bëni asgjë që ju bën të ndiheni në siklet. Nëse është e drejtë për zemrën dhe shpirtin tuaj, ndiqeni’”, tregoi aktorja.
Ndërkaq, Jennifer dhe Jim u përfolën për herë të parë si çift në korrik, pasi u panë së bashku në një jaht, mjaft të afrueshëm me njëri-tjetrin. Që prej asaj kohe, çifti është parë në disa dalje publike përfshirë darka me miq të afërt si Jason Bateman dhe bashkëshortja e tij Amanda Anka, si dhe në premierën e sezonit të katërt të serialit “The Morning Show” në shtator.
Burime pranë çiftit kanë treguar për revistën PEOPLE se Aniston dhe Curtis janë po kalojnë shumë mirë bashkë. Ata janë prezantuar nga një mik i përbashkët, pasi aktorja kishte lexuar librin e Curtis-it dhe e njihte punën e tij si autor. “Ai është shumë ndryshe nga çdo person që Jennifer ka takuar më parë,” ka shtuar burimi.




