Taipei Fashion Week SS26, supermodeli Elton Ilirjani magjeps industrinë globale të modës NGA LIVING

featured
Press Online
28 Tetor 2025, 10:05

Supermodeli dhe aktivisti global Elton Ilirjani ndriçoi skenën e Taipei Fashion Week SS26, duke u shndërruar në një nga figurat më të përfolura dhe më të dashura të javës së modës në Tajvan.

Taipei Fashion Week SS26, supermodeli Elton Ilirjani magjeps industrinë
Prania e tij u shënua në disa prej momenteve më të rëndësishme të ngjarjes, nga pasarela e Ray Chu, te prezantimi ekskluziv i House of Story Wear, e deri te Vogue Fashion’s Night Out, ku Ilirjani u nderua si I Ftuari i Nderit, më 18 tetor 2025, në Chianti Avenue Fashion Boulevard.

Taipei Fashion Week SS26, supermodeli Elton Ilirjani magjeps industrinë

Ilirjani sfiloi për Ray Chu, një nga zërat më të veçantë të modës bashkëkohore aziatike, duke interpretuar me finesë identitetin e lirë dhe stilin urban që karakterizojnë estetikën e dizajnerit.
Një ditë më vonë, në House of Story Wear, supermodeli u bë pjesë e një fashion presentation me tonë të ngrohta dhe autentike, ku moda u paraqit si një akt ndërgjegjeje — përfshirëse, etike dhe njerëzore.

Taipei Fashion Week SS26, supermodeli Elton Ilirjani magjeps industrinë

Krejt ndryshe nga çdo pasarelë, momenti kulmor i qëndrimit të tij në Taipei ishte Vogue Fashion’s Night Out, ku Elton Ilirjani iu drejtua të pranishmëve me një mesazh që përfshiu thelbin e gjithë rrugëtimit të tij ndërkombëtar:

Taipei Fashion Week SS26, supermodeli Elton Ilirjani magjeps industrinë

“Kjo sfilatë ishte padyshim më e preferuara ime! Liria është më e nevojshme se kurrë!” — deklaroi Ilirjani me emocion.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.