Kapen emigrantë në një kamion me targa Kosove

featured
Press Online
21 Tetor 2025, 13:17

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bogorodicë” kanë kapur emigrantë, të fshehur në një kamion, përcjell TV21. Kamioni kishte targa të Kosovës, ndërsa rimorkio ishte me targa të Maqedonisë.

“Shërbimi i skanerit mobil në pikën kufitare Bogorodicë zbuloi një përpjekje për kontrabandë emigrantësh, shtetas të Sierra LeoneEgjiptit dhe Guinesë Ekuatoriale. Rasti u zbulua gjatë kontrollit të një kamioni me targa të Kosovës dhe rimorkio me targa të Maqedonisë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter