Moti sot në Maqedoninë e Veriut

featured
Press Online
19 Tetor 2025, 07:15

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Pasdite vranësirat do të pakësohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë ndërmjet 4 dhe 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 19 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 18 gradë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, na pret një periudhë me mot të qëndrueshëm, përveç ditës së mërkurë, kur priten reshje lokale shiu. Nga e enjtja, temperaturat ditore do të jenë në rritje.(PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter