VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe katër ministri të tjera në rikonstruimin e Qeverisë

featured
Press Online
28 Qershor 2026, 16:15

Koalicioni i deritanishëm i partive nga blloku politik shqiptar në pushtet, tashmë i shndërruar në partinë VLEN, pas rikonstruimit të Qeverisë do të udhëheqë me gjashtë ministri, bëri të ditur sot zëvendëskryeministri dhe ministri për Integrime Evropiane, Bekim Sali, informon PressOnline.al

Ai tha se VLEN do të marrë drejtimin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Kulturës, Ministrisë për Integrime Evropiane, si dhe Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Në krye të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Kulturës do të emërohen persona të rinj, por sipas Salit, ende nuk janë përcaktuar emrat.

“Ende nuk kemi emra përfundimtarë për Drejtësinë dhe Kulturën, por do të jenë dy figura të reja. Mendojmë se ministrat aktualë kanë performuar mirë në Qeveri, jemi të kënaqur si VLEN dhe ata do të vazhdojnë angazhimin e tyre. Ministria e Shëndetësisë nuk është pjesë e këtij paketi, të paktën jo e paketës sonë”, deklaroi Sali, përcjrll PressOnline.al

Kjo do të thotë se partia ZNAM pritet ta humbasë Ministrinë e Drejtësisë, të cilën deri më tani e drejtonte Igor Fillkov, ndërsa VMRO-DPMNE do të mbetet pa Ministrinë e Kulturës, në krye të së cilës aktualisht është Zoran Ljutkov.

Po ashtu, pa post ministror do të mbetej edhe Ivan Stoilkoviq, pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, i cili aktualisht ushtron funksionin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Nga ZNAM dje deklaruan se të gjitha opsionet mbeten të hapura deri të martën, kur pritet të përfundojnë bisedimet dhe të përcaktohet përfundimisht paketa e rikonstruimit të Qeverisë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter