I ndahen 50 mijë euro familjes së Afrim Bunjakut për ndërtimin e një hapësire pritjeje

featured
Press Online
10 Tetor 2025, 18:26

Familja e Heroit Afrim Bunjaku, rreshterit policor të vrarë nga terroristët serbë në Banjskë në vitin 2023, do të bëhet me një hapësirë pritjeje.

Për ndërtimin e saj, qeveria në detyrë ka ndarë 50 mijë euro, vendim i cili u mor në mbledhjen e sotme të ekzekutivit.

“Qeveria ka ndarë 50 mijë euro për familjen Bunjaku, të zyrtarit policor të rënë në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist në Banjskë, Heroit Afrim Bunjaku, për ndërtimin e një hapësire pritjeje, e cila do të shërbejë për të gjithë qytetarët dhe në shenjë respekti dhe nderimi për jetën dhe veprën e tij”, u tha në njoftimin e Qeverisë.

Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që i ishte bërë policisë së Kosovës në pjesën veriore gjatë sulmit terrorist më 24 shtator të vitit 2023 të një grupi të armatosur serb, me në krye Millan Radoiçiqin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpalli “Hero i Kosovës” Bunjakun një ditë pas vrasjes së tij.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter