Për të tretën herë me radhë, sot është shtyrë seanca gjyqësore për rastin e objektit të ri të teatrit dhe bibliotekës së Tetovës. Shkak për shtyrjen e sotme ishte kërkesa e avokatit mbrojtës të njërit nga të akuzuarit, gjegjësisht Artan Asllani i cili për shkaqe shëndetësore nuk u paraqit në gjykatën e Tetovës, për të pasur qasje në dëshmitë, tek të cilat, sipas avokatit, për shkaqe të pengesave teknike në gjykatën e Tetovës, nuk ka arritur të shfletoj dëshmitë.
Shkaku i volumit të lëndës, qasje në evidenca kërkuan edhe avokatët tjerë, gjë kjo që u miratua nga gjykatësi i lëndës, dhe për të pasur kohë më tepër, gjykatësi kësaj radhe caktoi seancën për më 25 nëntor në 12 e 30.
Ndryshe, seanca gjyqësore e katër të akuzuarve për rastin e Teatrit të ri të Tetovës, po anulohet për të tretën herë, pas datave, 14 korrik dhe 17 shtator.
Ndryshe, në aferën 13 milionëshe të ndërtimit të objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, janë të akuzuar një person juridik, dhe tre persona fizik, Artan Arsllani, Haki Fazliu e Bujar Muça, që dyshohen për shpërdorim detyre në vlerë prej rreth 13 milion euro.






