Fushata zgjedhore në Komunën e Zhelinës po merr vrull, ndërsa bartësi i listës së LSDM-së për këshilltarë komunalë, Agron Demiri, ka dhënë një mesazh të qartë për qytetarët: “Do të flasim me secilin, një nga një – vota për numrin 5 është vota për fitore!”
Në një postim në rrjete sociale, Demiri ka paralajmëruar vazhdimin e kontakteve të drejtpërdrejta me qytetarët në ditët në vijim, duke theksuar se komunikimi i hapur me secilin votues është çelësi për ndërtimin e besimit dhe përfaqësimit të drejtë në këshillin komunal.
“Target grupet si ngjarja e sotme do të vazhdojnë edhe në ditët që vijnë. Do të sqarojmë me secilin se vota e këshillit për numrin 5, për Dashmirin, për Zhelinën – do të jetë votë fituese”, theksoi Demiri.
Ai falënderoi të gjithë ata që po e përkrahin këtë frymë të re politike në komunë dhe premtoi se nga nesër e tutje, do të takohet personalisht me çdo qytetar për të diskutuar idetë dhe vizionin për një Zhelinë më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë.
Agron Demiri, si një emër i ri në politikën lokale, po shihet nga shumë qytetarë si një frymë e re me ide dhe vizion europian. Me qasje bashkëkohore dhe fokus tek problemet reale të komunitetit, ai synon të sjellë ndryshim në mënyrën e funksionimit të këshillit komunal, me më shumë transparencë, llogaridhënie dhe projekte konkrete për të rinjtë, bujqit, gratë dhe të gjithë qytetarët e komunës.
Me rritjen e mobilizimit në terren dhe përkushtimin për komunikim të drejtpërdrejtë, ekipi i LSDM-së në Zhelinë po synon që përmes numrit 5 të jetë zëri i ndryshimit në këshillin e ardhshëm komunal.



