Aktori Adam Scott ka ndarë disa detaje nga dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce, ku ishte i ftuar së bashku me bashkëshorten e tij, Naomi.
Duke folur në emisionin “Today”, Scott e përshkroi ceremoninë si një moment jashtëzakonisht të bukur dhe emocional, duke thënë se ajo që i kishte mbetur më shumë në mendje ishte atmosfera e sinqertë mes të ftuarve.
Sipas aktorit, ishte e dukshme se në dasmë ishin mbledhur njerëz që kishin një lidhje të vërtetë me çiftin dhe që i donin sinqerisht Taylor dhe Travis.
Scott tregoi se shumë prej të ftuarve u emocionuan deri në lot, duke e cilësuar ceremoninë si një ngjarje tepër prekëse.
Aktori foli edhe për vajzën e tij 16-vjeçare, Frankie, e cila është një fanse e madhe e Taylor Swift.
Kur u pyet nëse pjesëmarrja në dasmë i kishte dhënë “pikë të forta si baba”, Scott u përgjigj me humor se po, por ato pikë iu ulën menjëherë pasi nuk e kishte marrë vajzën me vete.
Megjithatë, Frankie ishte shumë e emocionuar për dasmën. Scott tregoi se ajo kishte qëndruar zgjuar derisa prindërit të ktheheshin në shtëpi, vetëm që të dëgjonte të gjitha detajet e ceremonisë.
Sipas raportimeve, Scott dhe Naomi ishin mes rreth 1,000 të ftuarve në ceremoninë e zhvilluar më 3 korrik në Madison Square Garden në New York.
Në mesin e të ftuarve thuhet se ishin edhe emra të njohur si Brad Pitt, Bradley Cooper, Gigi Hadid dhe Jennifer Lopez.
Taylor Swift dhe Travis Kelce e kishin bërë publike fejesën në gusht të vitit 2025, rreth dy vjet pasi konfirmuan lidhjen e tyre.


