Përfaqësuesit e Hamasit kanë mbërritur në Egjipt këtë të hënë përpara bisedimeve me Izraelin, nga ku pritet të finalizohen hapat e parë të planit amerikan për lirimin e pengjeve dhe lirimin e të burgosurve palestinezë.
Negociatorët e grupit militant do të zhvillojnë fillimisht bisedime me organizatorët nga Egjipti dhe Katari, ndërsa më vonë gjatë ditës do të bashkohet edhe grupi izraelit.
Në Kajro ndodhen gjithashtu që prej së dielës grupi amerikan i bisedimeve i kryesuar nga dhëndri i Tump, Jared Kushner dhe diplomati Steve Uitkoff.
Në fokus janë detajet teknike dhe logjistike të shkëmbimit të pengjeve me të burgosurit, ndërsa do të bisedohet edhe për hapat e ardhshëm të planit me 20 pika të Trump.
Çështje të vështira në tryezë do të jenë çarmatosja e Hamasit dhe kalimi pushtetit në Rripin e Gazës në një qeveri teknokratësh, për të cilat grupi militant ka kërkuar më shumë negociata dhe për të cilat palët kanë më shumë diferenca në qëndrimet e tyre.
Pavarësisht optimizmit qëndron frika se përpjekjet mund të dështojnë, teksa ushtria izraelite ka sulmuar sërish në Rripin e Gazës këtë të hënë pavarësisht se kishte deklaruar se do të ndalonte bombardimet.
Nga ana tjetër presidenti Trump ka kërkuar që këto përpjekje të vazhdojnë me shpejtësi dhe se nga Hamasi nuk do të tolerohet asnjë vonesë.





