Trump: Armëpushimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas miratimit nga Hamasi

featured
Press Online
05 Tetor 2025, 10:10

Presidenti Donald Trump ka bërë një tjetër deklaratë në platformën Truth Social, duke sugjeruar se një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve është shumë pranë, në pritje të aprovimit përfundimtar nga Hamasi për një plan që përfshin një tërheqje të pjesshme izraelite nga Gaza.

“Pas bisedimeve intensive, Izraeli ka pranuar një fazë fillestare të tërheqjes, e cila tashmë i është prezantuar Hamasit,” shkruan Trump.

“Nëse Hamasi e konfirmon këtë marrëveshje, armëpushimi do të hyjë në fuqi menjëherë. Do të nisë menjëherë shkëmbimi i pengjeve dhe të burgosurve, dhe kjo do të krijojë terrenin për një tërheqje të mëtejshme – duke na sjellë një hap më afër përfundimit të kësaj tragjedie mijëravjeçare.”

“Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje, dhe JU LUTEM QËNDRONI TË INFORMUAR!”

Sipas planit të propozuar:

  • Izraeli do të kryejë një tërheqje të pjesshme nga Gaza, si hap fillestar për të mundësuar lirimin e pengjeve.
  • Gjatë kësaj periudhe, të gjitha operacionet ushtarake do të pezullohen, derisa të krijohen kushtet për një tërheqje të plotë.
  • Të gjithë pengjet do të kthehen brenda 72 orëve nga momenti që Izraeli shpall publikisht pranimin e marrëveshjes (sipas pikës 4 të planit).

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter