Shkruan: Sadri Ramabaja
Beteja për rikthimin e elitave të vjetra është tejet e ashpër. Ky qëllim de fakto tashmë është shndërruar në kauzën e vetme të opozitës. Në mbështetje të kësaj kauze, për fat të keq, është edhe Tirana zyrtare. E vetkuptueshme se këtë kauzë përmes Listës Serbe e mbështet edhe Beogradi.
Altoparlantë të fuqishëm të ksaj kauze, ka kohë, fare hapur, janë shndërruar edhe një pjesë e mirë e Televizioneve në Prishtinë e Tiranë.
Nga orët e mëngjesit deri në ato të vona të mbërmjes “vlojnë” debatet televizive dhe lajmet e lloit të vet që, për objekt çitjeje e kanë kryeministrit Kurti dhe VV. Kryeministrin, siç u shpreh në një opinion të tij profesor Agim Vinca, duan ta çesin në giotinë!
Hegjemonia e etabluar e kësaj klase të vjetër të politikës kosovare, siç do të shprehej Gramshi, kishte prodhuar një lloj konsesusi pasiv dhe aktiv kurdo që i kërkohej nga qendrat e vendosjes, edhe kur ato kërkesa binin në kundërshtim me interesin jetik të Republikës dhe Kombit – rasti i Marrëveshjes së Brukselit [2013/15] – Zajednicës dhe ai i demarkimit të kufirit me Maqedoninë e Veiut, e me theks atij me Malin e Zi, janë më tipikët.
Rikthimi i kësaj opozite në pushtet, prandaj do të të ishte lajm i Zi për Kosovën dhe Kombin.
Për Gramshin e vjetra e rikthyer nuk është më e vjetra e zakonshme, por ajo shnëdrrohet në njëfarë përbindshi.1
Kur kthimi në pushte shndërrohet në kauzë të vetme që ka sot opozita, mjetet nuk zgjedhen. Shih për këtë, ajo po shfrytëzon edhe Listën Serbe po për këtë qëllim. Kjo po ndodhë pvërsisht faktit se ajo, pra List Serbe, aktualisht është faktori politik më i kontestuar në Kosovë: formalisht pjesë e sistemit të Kosovës, realisht instrument i Beogradit.
Lista Serbe le të kujtojmë se, është themeluar dhe mbështetur direkt nga Qeveria e Serbisë. Ajo është kanal për kontrollin e popullsisë serbe në Kosovë dhe për të mbajtur ndikimin shtetëror serb në territorin e Kosovës.
Që prej themelimit të saj [bazuar në Marrëveshjen e Brukselit 2013] të gjitha qeveritë pararendëse të Qeverisë Kurti, pavarësisht kritikave, kanë pranuar Listën Serbe si realitet politik, duke ia dorëzuar de fakto veriun dhe duke bashkëqeverisur Republikën.
Për Serbinë ajo, LS, ka peshën më strategjike në doktrinën ekspansioniste serbe dhe mbajtjen hapur të mundësive për rikthim në Kosovë, respektivisht aneksimin e projektuar të veriut të Kosovës gjatë procesit të krijimit të “Botës serbe”. Lista Serbe mbetet mjeti kryesor për ta mbajtur Kosovën të papërfunduar si shtet. Përmes saj, Beogradi kontrollon jo vetëm serbët, por edhe proceset politike brenda Kosovës, duke përdorur bojkotet ose daljet nga institucionet si kartë presioni.
Lista Serbe duket se po i shërben tutje, jo vetëm Beogradit, por edhe opozitës (në mënyrë të tërthortë) në disa plane:
• Lista Serbe shpesh ishte e vazhdon të jetë “faktor balancues” në Kuvend, duke garantuar shumicën për qeveritë.
• Shumë marrëveshje qeveritare, siç dihet, janë bërë duke llogaritur votat e Listës Serbe.
• Kjo i garanton opozitës një partner të parashikueshëm, edhe pse i imponuar.
Modeli politik dhe qeverisës i VV-së, siç e dëshmoi ky madat qeverisës, defunksionalizojë këtë peshë të Lisëts Serbe, si për Beogradin ashtu edhe për opozitën.
Pas tensioneve të viteve 2022–2023, tërheqjes së Listës Serbe nga institucionet dhe rënies së saj në një rol kryesisht bllokues e simbolik, Lista Serbe sot është si forcë politike dhe faktor real në rënie. Ndërkaq pas aktit agresiv të Serbisë në Banjë [24 shtator 2023], edhe opozita e ka të vështirë të kalkulojë publikisht me votat e saj.
Në vitet kur Lista Serbe ishte më aktive, PDK/LDK/AAK shpesh përdornin mundësitë e kombinimeve parlamentare me deputetë të saj për të bllokuar apo vonuar shumicën qeverisëse. Sot, kjo kartë është praktikisht e djegur. Opozita (PDK, LDK, AAK) megjithse e paraqesin kryeministrin Kurti si të paaftë për të menaxhuar raportet me serbët dhe Listën Serbe, ndërkohë këtë argument e zë në gojë gjithnjë e më pak. Me defunksionalizimin e saj [Listës Serbe], ky argument ka humbur peshë, pasi ajo ishte implikuar totalisht në agresionin e Beogradit në Banjë [2023] dhe mund të thuhet se duke qenë instrument i Beogradit ajo u vetparalizua.
Në mungesë të kauzës reale politike, qendra e debatit politik është zhvendosur tek temat e shpifura dhe raportet e Kosovës me partnerët tanë.
Në këto rrethana opozita është e detyruar të riformulojë strategjinë: nuk mund të mbështetet më te votat serbe për të krijuar kriza artificiale dhe pa mbarim në Kuvend. Rrjedhimisht sa më shumë që insiston opozita [e mbështetur edhe nga faktorë të jashtëm], ta mbajë në jetë Listën Serbe, humbja do ët jetë më e thellë.
Shumë prej betejave politike të opozitës (p.sh. Asociacioni, dialogu me Serbinë) tani varen direkt nga mënyra se si VV e menaxhon procesin, jo nga levat e Listës Serbe. Ky realitet, në vend që t’i ndihmojë opozitës, ai e ka dobësuar tej mase. Sidomos duke mos e njohur meritën e Qeverisë në shtrirjen e sovranitetit në veri dhe forcimin e pozicionit indipendist , opozita ka pësuar keq politikisht. Shih për këtë, defunksionalizimi i Listës Serbe, ia ka ngushtuar hapësirat manovruese opozitës, duke e bërë më të varur nga performanca e saj elektorale sesa nga taktikat parlamentare. [Fragment]