Kandidati nga NISMA për kryetar të komunës së Podujevës, Xhemajl Hasani në emisionin “Debati Zgjedhor” të RTV21, tha se dëshiron ta dijë nga kryetari aktual i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi se cila kompani e ka për detyrë mirëmbatjen e trotuareve në fshatin Batllavë, në të cilin sipas tha ai ” dikush kish livru”.
“Sigurisht që edhe ne do të ndërtojmë rrugë të reja. Fshati Llapashticë e Eperme, lagjen Januzaj ku jam shkuar me kërkesën e banorëve, i kom vizitu janë 1/2 familje nëse nuk gaboj, por ne e kemi obligim edhe vetëm për një qytetarë që është atje m’ju afru infrastrukturë, mirëmbajtjen e rrugëve, mirëmbajtjen e trotuareve i përmendi kryetari është fakt që është shtruar trotuari. Unë kisha pas qef sonte prej kryetarit me ditë se cila kompani është ajo që i mirëmban ato trotuare se unë sot duke kaluar te shkolla fillore “Luiz Gurakuqi” në Batllavë nuk mujta me kalu që trotuarin dikush e kish livru”, tha ai. /21Media


