Kandidati i pavarur për kryetar të Malishevës, Selajdin Bytyçi, në debatin zgjedhor në RTV21, u zotua se nëse merr besimin e qytetarëve për të qeverisur me këtë komunë, do ta ketë prioritet infrastrukturën dhe arsimin.
“Sa i takon zhvillimit ekonomik, unë do t’i kushtoj rëndësi Mirushës, Banjës, do të mundohem të gjej biznese të fuqishme dhe ta avancoj liqenin e Mirushës”, tha ai.


