“Zyra për Diasporën”- prioritet i kandidatit të AKI-së për Sarajin, Blerant Ramadani

featured
Press Online
12 Shtator 2025, 22:03

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së bashkëqytetarëve nga diaspora në proceset vendimmarrëse për komunën.

Ai ka njoftuar se Zyra për Diasporën do të jetë një derë gjithmonë e hapur, ku mërgimtarët do të kenë mundësi të kontribuojnë me ide dhe projekte konkrete për zhvillimin e Sarajit.

“Diaspora është pjesë e pandashme e Sarajit dhe do të ketë zërin e saj në çdo hap të zhvillimit tonë,” theksoi Ramadani.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter