7 shtator 2025 – Gjatë tri ditëve në vijim, ambasadorët shqiptarë të akredituar nëpër botë do të jenë në Tiranë për të marrë pjesë në konferencën vjetore #Diplo2025.
Me titull “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”, konferenca do të zhvillohet në formën e paneleve me pjesëmarrjen e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë. Diskutimet do të fokusohen në integrimin evropian të Shqipërisë dhe të rajonit, diplomacinë ekonomike, si edhe në çështjet e sigurisë rajonale e globale.
Ky është një pikëtakim i rëndësishëm i shërbimit të jashtëm për të përcaktuar prioritetet, për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë.


