Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës në Tetovë ka reaguar ashpër ndaj, siç thuhet, ndaj tentativave për frikësimin e nënpunësve shtetërorë dhe komunalë nga ministri Besar Durmishi dhe strukturat e koalicionit VLEN, pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 19 tetorit. Në kumtuesën e saj, partia thekson se kërcënimet dhe shantazhet janë “shqelmat e fundit” të një pushteti pa legjitimitet dhe kërkon nga organet e drejtësisë, veçanërisht Prokuroria Publike, të fillojë ndjekjen penale ndaj ministrit për keqpërdorim të pozitës shtetërore. Aleanca siguron se të gjithë nënpunësit do të jenë të mbrojtur dhe se përgjegjësia për çdo tentativë frikësimi do të bjerë mbi autorët.
Në vazhdim kumtesa e plotë e ASH-Sela:
Humbja i ka tërbuar, kërcënimet i kanë shqelmat e fundit, kot e kanë!
Humbja e rejtingut dhe humbja e zgjedhjeve lokale të 19 tetorit ka shkaktuar tërbim dhe humbje kontrolli në radhët e koalicionit VLEN. Në këtë linjë janë edhe kërcënimet dhe shantazhet e ministrit Besar Durmishi i cili urdhëron administratën e tij dhe administratën e komunës që ti shërbejnë fushatës së tyre partiake.
Shumë të respektuar nënpunës shtetëror e komunal, nuk keni nevojë as të shqetësoheni e jo më të frikësoheni. Këto janë shqelmat e fundit dhe pa fuqi të një pushteti pa legjitimitet që në mungesë të sukseseve tentojnë të ju frikësojnë. Ju sigurojmë që askush as tani e aq më pak nesër, nuk do të mund të ju dëmtojë në asnjë mënyrë, përkundrazi tani e tutje do të jeni edhe më të mbrojtur dhe sigurtë. Ata që do të tentojnë dhe tanimë kanë tentuar të bëjnë një gjë të tillë do të mbajnë prëgjegjësi dhe do të japin llogari.
Ftojmë organet e drejtësisë dhe veçanërisht Prokurorinë Publike që të fillojë ndjekjen penale të ministrit Besar Durmishi i cili haptas keqpërdor pozicionin shtetëror për të frikësuar e krëcënuar të punësuarit. Ky skandal duhet të jetë i pafalshëm nëse duam të kemi zgjedhje të lira fer dhe demokratike.
Aleanca për Shqiptarët, Tetovë