Haradinaj: Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri

featured
Press Online
27 Gusht 2025, 13:24

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Rene Troccaz, të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor.

Haradinaj ka thënë se kanë zhvilluar diskutim lidhur me proceset në të cilat po kalon Kosova, si dhe për zhvillimet politike e të sigurisë në vend dhe në rajon.

“Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, dhe gjithashtu partnere e rëndësishme e vendit tonë në shumë fusha”.

“Mirënjohës për angazhimin e Zotëri Troccaz dhe për përkushtimin e shtetit francez ndaj Kosovës”, ka thënë Haradinaj./21Media

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.