Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 30 deri në 37 gradë Celsius, përcjell PressOnline.al.
Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.
Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër dhe të shtunën në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë kushte për reshje lokale të herëpashershme dhe shfaqje të rralla vetëtimash. Nesër do të fryjë erë e përforcuar, herë pas here e fortë, nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor, ndërsa gjatë fundjavës era do ta ndryshojë drejtimin në veri, me intensitet mesatar, përgjatë luginës së Vardarit herë pas here më e fuqishme. Temperaturat do të jenë në rënie. (PressOnline.al)


