Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë një tjetër deklarata pak orë para nisjes së ssamitit në Alaska ku do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Në deklaratën e tij Trump ka theksuar se kërkon armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës dhe e kërkon që të arrihet sot.
“Nuk mund t’ju them këtë. Nuk e di nëse nuk ka asgjë të përcaktuar. Dua gjëra të caktuara. Dua të shoh një armëpushim. Kjo nuk ka të bëjë me Evropën. Evropa nuk më thotë çfarë të bëj, por ata do të përfshihen në proces, natyrisht, si dhe Zelensky, por unë dua të shoh një armëpushim të shpejtë.
Nuk e di nëse do të ndodhë sot, por nuk do të jem i lumtur nëse nuk do të ndodhë sot. Të gjithë thanë se nuk mund të ndodhë sot, por unë thjesht po them se dua që vrasjet të ndalen.
Unë jam këtu për të ndaluar vrasjet. E dini, ne nuk po japim para. Po fitojmë para. Ata po blejnë armët tona dhe ne po i dërgojmë në NATO, dhe NATO po na dërgon çekë të mëdhenj e të bukur.
Por kjo nuk më intereson. … Por ajo që më intereson është se ata humbën javën e kaluar 7011 njerëz, pothuajse të gjithë ushtarë; 36 njerëz në një qytet që u godit nga një raketë. Mbi 7,000 ushtarë. Është çmenduri”, tha Trump.


