MF: U pagua transheja e re prej 11.3 milionë eurove ndaj Bankës Zhvillimore për përkrahjen e kompanive vendase

featured
Press Online
13 Gusht 2025, 12:52

Ministria e Financave i pagoi Bankës Zhvillimore  transhenë e re të pestë në vlerë prej 700.9 milionë denarë ose 11.3 milionë euro, mjete të destinuara për përkrahjen e kompanitë vendase.

Mjetet, siç citohet në kumtesën e MF, u transferuan nga Buxheti në bazë të kërkesës së parashtruar nga Banka Zhvillimore, ndërsa pas aprovimit të projekteve do të transferohen nga bankat afariste.

MF shton se në Buxhetin e vitit 2025 janë parashikuar gjithsej 250 milionë euro për përkrahjen e ekonomisë vendase dhe kompanive vendase.

Deri më tani, ndaj kompanive vendase janë transferuar pesë transhe, në vlerë të përgjithshme prej 171.1 milionë euro. Mjetet  për përkrahjen e ekonomisë vendase u siguruan nëpërmjet  huasë nga Banka Hungareze e Eksport-Importit, me qëllim të plasimit të mjeteve me kushte të favorshme për realizimin e investimeve në sektorin privat. Deri më tani, shfrytëzimi i kësaj linje kreditore nga kompanitë vendase është 68 për qind”, citohet në kumtesën e MF.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter